Rreth debatit

Thirrje për ese rreth temës së integrimit europian

“EUROPA, JO EUROTOPIA: NJË FTESË PËR DEBAT”

Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, fton gazetarët dhe opinionistët e medias që të marrin pjesë në debatin “Europa, jo Eurotopia,” duke paraqitur ese rreth temës së integrimit europian të Shqipërisë. Duke qenë se viti 2012 do të jetë një vit vendimtar në rrugën e Shqipërisë drejt BE, pjesëmarrësit janë të ftuar që të shprehin opinionet e tyre rreth pyetjeve: “Ku jemi në procesin e integrimit europian? Pse jemi vonuar? Çfarë duhet bërë për ta përshpejtuar procesin? Cilat janë pengesat që duhet të kapërcejmë? Ku jemi në krahasim me fqinjët? Cilat janë perceptimet e publikut rreth integrimit europian? Cili është roli i shoqërisë civile në këtë proces?”

Pjesëmarrësit ftohen të paraqesin opinionet e tyre në ese jo më të gjata se 2000 fjalë. Esetë do të botohen fillimisht në një portal/link të website-it të Institutit Shqiptar të Medias dhe më pas do t’u jepen gazetave kryesore që mund t’i botojnë në përputhje me politikat e tyre editoriale. Esetë mund të dërgohen duke filluar nga data 9 janar dhe duke përfunduar më 31 mars në adresën:

gimi@institutemedia.org

Pjesëmarrësit duhet të shënojnë në krye të esesë Emrin dhe Mbiemrin si dhe një numër telefoni ku mund të kontaktohen në rast nevoje.

Esetë që do të botohen do të shpërblehen me një pagesë të arsyeshme.

Instituti Shqiptar i Medias

Rruga Gjin Bue Shpata, Nr 8, Tiranë, Tel/Fax + 355 42 22 98 00

www.institutemedia.org

  1. Kastriot 2

    A mund te thuhet se, megjithese e paragjykuar, pasi thuhet ne piken e dyte qe jemi me vonese ne integrim, pra a mund te themi se mundet edhe qe te mos jemi te vonuar, sepse vonesa eshte relative, pasi me ke te krahasohemi? Ne kete menyre pyetja e dyte e anullon te paren dhe vlerat e ketij konkursi do te jene te dyshimta se pergjigjet jane paraprakisht te paragjykuara..Pra pyetja eshte se a pranohet ketu nje ese, ku dikush mund te argumentoje se jemi bash ne kohen e duhur me integrimin, pa u gjykuar aspak si ekscentrik apo se e merr me shaka integrimin?

  2. Ky debat eshte i hapur per te gjithe dhe per cdo lloj kendveshtrimi, por me pretendimin qe te vijoje te jete debat cilesor dhe intelektual. Sugjerimi juaj eshte i drejte dhe kendveshtrimi juaj eshte interesant

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: