Europa? Nuk është dalje jashtë shtetit

Nga Lavdrim Lita

Ëndrra europiane shqiptare ngërthen në vetvete aspiratën legjitime të një populli për të qenë, për të patur një cilësi jete, një mbështetje morale, për të respektuar të drejtat e njeriut, të natyrës dhe paqes, e sidomos për një brez të ri që pret me padurim ndërlidhjen globale, dhe njëherësh, me rrënjë të forta lokale. Europianët dukshëm mbështesin të drejtat universale të njeriut dhe të drejtat e natyrës, janë të gatshëm t’i nënshtrohen një ligji që e përcakton këtë: duan të jetojnë në një botë me paqe dhe harmoni, dhe pjesa më e madhe e politikës së tyre të jashtme dhe mjedisore është e orientuar drejt këtyre objektivave.

Për më shumë se gjysmë shekulli në kontinentin europian ka filluar një proces afrimi, bashkëpunimi, interesimi reciprok me një kohë të papërcaktuar dhe me një gjeografi ende pa kufij që quhet “Integrim Europian”. Ky integrim europian i filluar pas Luftës së Dytë Botërore ka njohur arritjet dhe dështimet e veta, që kanë ushqyer një ide paqeje permanente dhe një solidaritet të gjithanshëm. Së fundmi me krizën e monedhës së përbashkët “euro” dhe miratimin e asaj që cilësohet si një kod rregullash për financat e shteteve të eurozonës: integrimi fiskal ose “fiscal compact” të firmosura nga 17 vendeve në 27 shtete përbërëse të BE ka nxjerrë në pah diferenca të pasheshuara, një Europë me dy shpejtësi.

Për këtë arsye mund të thuhet se Europa gjendet në vështirësi, por siç shkruan historiani Jacques Le Goff, kjo është vetëm një “krizë transformimi”. Sipas tij, ajo që përflitet si një krizë e identitetit europian është në të vërtetë një fazë sheshimi, siç ndodh me lëkundjet e shpeshta të tokës pas një tërmeti të madh. Në fakt, Europa ka aftësi vetëgjeneruese për të tejkaluar përhumbjen aktuale që më shumë vjen si pasojë e paaftësisë për të gjetur origjinën e krizës aktuale ekonomike. Pikërisht për këtë arsye shumë euroskeptikë venë në dukje se shkaku i krizës është “bashkimi”.

Këto dyshime janë aq të pakta sa vështirë se vënë pikëpyetje mbi identitetin europian që ka histori të gjatë dhe të konsoliduar. Europa është një realitet heterogjen në karaktere popujsh dhe me shtresëzime të ndryshme ngjarjesh historike të përbashkëta. Perandoritë e ndryshme laike apo religjioze të kohërave të mëparshme kanë zdrukthuar një sofër në të cilët sot përfaqësohen pasardhësit e grekëve, romakëve, barbarëve, gjermanëve, ilirëve, keltëve, sllavëve, e shumë popuj të tjerë. Kontakti dhe shkëmbimi i zgjatur në kohë midis kulturave të ndryshme ka prodhuar shumë flukse komunikimi që kanë pasur konsekuenca të dukshme ekonomike, politike dhe kulturore, duke ndezur një tendencë unifikimi. Së pari nëpërmjet aleancave të mëdha të qytetërimeve në mbrojtje të pasurisë dhe lumturisë së njerëzve të tyre. Nuk është rastësi që pikërisht në mesin e shekullit të XV-të, Papa Piu II nënshkroi traktatin e parë në të cilin shfaqet Europa. Këtë traktat e ka firmosur me gjak edhe prijësi i shqiptarëve të asaj kohe, Gjergj Kastrioti,  për të gjithë Skënderbeu, që ia doli t’i rreshtonte njerëzit e tij në anën perëndimore. Sigurisht, identiteti i Europës nuk lind vetëm nga historia e së kaluarës. Por edhe historia jo fort e largët e të gjitha vendeve europiane që kanë hequr dorë nga luftërat dhe kanë shfaqur shenja të qytetërimit,  siç është heqja e dënimit me vdekje.

Mentaliteti shqiptar sot është europian “përgjysmë”, që nuk do të ndryshojë në një kohë afat shkurtër, paçka se 96 për qind e qytetarëve janë “pro” çdo gjëje që vjen nga Europa.  Një vend i izoluar në egërsi për shumë kohë derisa qytetarët e saj deri para pak kohësh kur vizitonin një shtet europian u thoshin të afërmve dola “jashtë shtetit”, dhe më pas cilësonin shtetin ku kishin qenë. Sot pas lëvizjes së lirë, pa viza, qytetarët shqiptarë kanë filluar të heqin dorë nga etiketimi “dola jashtë shtetit”, por të thonë direkt, isha në Romë, Selanik, Londër, Berlin, Paris, Madrid, etj.

Shqiptarët janë për nga numri një popull modest, pa shumë pretendime, gjithmonë në mbrojtje dhe kanë luftuar për mbijetesë, duke i shpëtuar asimilimit të çdo lloj perandorie të lashtë, mesjetare dhe bashkëkohore duke ruajtur veçantinë e sjelljes me të tjerët.

Mirëpo para dy dekadash shpalosi aspiratën për t’u kthyer në qytetërimin europian pas dekadash obskurantizëm oriental dhe sot tenton të ulet në një sofër europiane për të ndarë bukën, kripën, mendimet dhe emocionet e thella.

Mirëpo nga pritja e gjatë për t’u ulur e barabartë, po përgatitet për këtë ditë me një ngutje të pakuptueshme dhe “vishet” me ligje dhe norma me masë të madhe, sipas modeleve të ndryshme europiane. Nxitimi për të fituar kohën e humbur pa u ndalur të mendojmë ku po shkojmë, çfarë do të bëjmë dhe si do të sillemi po rrezikon të dukemi si ariu në një sallë plot qelqe të tejdukshme që deformon pamjen dhe shpirtin. Integrimi europian u duhet shpjeguar shqiptarëve jo me gjuhën e diplomacisë, por me gjuhën e shembullit të mirë, pozitiv, te  zbutjes së egërsisë së politikës nëpërmjet dialogut konstruktiv të palëve.

Advertisements

Rreth Moderatori

journalist

Postuar më 12/03/2012, te Debati për integrimin. Faqeruani permalidhjen. Lini një koment.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: