Arkiva Mujorë: Shkurt 2012
Një qëllim përtej integrimit në Bashkimin Europian
Nga Blerta Hoxha
Ne shqiptarët e kemi mendjen të qetë, sepse e dimë çfarë duam. Duam të anëtarësohemi në Bashkimin Europian dhe çka na bën dhe më të qetë, kemi vendosur që pikërisht tek anëtarësimi ta shohim zgjidhjen për shumë nga problemet tona. Me naivitetin – apo dembelizmin – e një populli që nuk e ka demokracinë në gjak, e kemi parë të arsyeshme të ankorojmë tek procesi i integrimit çdo aspiratë tonën për mirëqenie dhe demokratizim.
Por, a është e drejtë të mendojmë se procesi i integrimit evropian do të kujdeset vetvetiu që demokracia shqiptare të gëzojë shëndet të mirë? Ndoshta është koha që zhvillimet në gjirin e BE-së, si dhe ecuria jonë e ngadaltë drejt saj të na bëjnë të reflektojmë mbi këtë qasje.
Ne ia kemi besuar verbërisht detyrën e orientimit dhe garantimit të standardeve demokratike këtij procesi, pa kryer një reflektim vetjak se në ç’gjendje është demokracia jonë e ku po shkon ajo. Kjo vërehet dhe nga preferenca velëse për të përdorur vend e pa vend klishe si “modeli” apo “standardi” europian. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri
Integrimi përmes realizmit dhe pragmatizmit
Nga Artan Hoxha
1. Procesi i integrimit europian mbeti në vendnumëro dy vite radhazi që pas zgjedhjeve të qershorit 2009 deri në vjeshtën e vitit 2011. Shqipëria nuk mori dot as statusin e vendit kandidat dhe as ftesën për hapjen e negociatave për anëtarësim. Opinioni publik shqiptar, pavarësisht prirjes a përkatësisë politike, bashkohet në vlerësimin që konflikti politik dy vjeçar ishte shkaku i ngecjes. Edhe politikanët e të dy kampeve bashkohen në këtë pikë.
2. Ndarja shfaqet kur shtrohet pyetja se cili është fajtori për lindjen e konfliktit. Njeri krah i politikës, bërësve të opinionit dhe publikut quajnë fajtor Edi Ramën, si “ringjallës i frymës së etërve të pa penduar të komunizmit” që nuk pranoi humbjen në zgjedhjet 2009 dhe që, për mbijetesë, arriti të impononte një qasje ekstremiste opozitare me bojkot, retorikë të ashpër e deri tek protestat e dhunshme. Krahu tjetër fajëson Sali Berishën që “vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë dhe më pas vrau për të mbrojtur vjedhjen”. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri
Mirëkuptimi teatral në Tiranë nuk hap dyer në Bruksel
Nga Preç Zogaj
Brukseli vazhdon ta mbajë pezull prej rreth tre vjetësh aplikimin e qeverisë shqiptare për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Sirtari me zarfin e Berishës brenda nuk është hapur fare në vjeshtën e vitit 2009. Është hapur, por përgjigja për Shqipërinë ka qenë “jo” në vjeshtën e vitit 2010 dhe “jo” përsëri në vjeshtën e vitit 2011. Tri vite të humbura thjesht për të kandiduar! Tri vite vendnumëro!
Nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër të rajonit kjo që ka ndodhur me Shqipërinë. Asnjë vend aspirant nuk ka pritur kaq gjatë në një stacion të vogël dhe ende të largët drejt Europës së Bashkuar, siç është kualifikimi vend kandidat. Jemi parakaluar nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia në një maratonë që ne e kemi nisur disa vite përpara tyre. Kemi mbetur të fundit kur kemi qenë të parët në këtë korsi. Nuk kemi asnjë siguri se do ta marrim ftesën nga Brukseli këtë vit, edhe pse në përcaktim jemi populli më proeuropian i Ballkanit dhe nuk kemi asnjë parti politike që është kundër hyrjes së vendit në BE. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri
Dekompleksimi nga Europa
Nga Henri ÇILI
Momenti i parë i një mënyre të re për ta parë integrimin europian, gjë së cilës i ka ardhur koha, është një fushatë, ose një proces dekompleksimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve nga BE dhe Perëndimi në përgjithësi.
Së pari, kanë kaluar 20 vjet dhe këto vite kanë krijuar një mentalitet tjetër, një homogjenizim midis individit shqiptar dhe atij perëndimor, gjithnjë e më të afërt, pavarësisht nga diferencat. Një e treta e popullsisë ka emigruar, ka pasur një marrëdhënie studimi, punësimi, tregtie etj. me botën, dhe në këtë pikëpamje Europën duhet ta shohim si të ngjashmen tonë dhe anasjelltas të ndjehemi europianë.
Së dyti, nga pikëpamja e infrastrukturës dhe e kushteve personale të secilit dhe të gjithëve si shoqëri, kanë ndodhur transformime të rëndësishme, të cilat na kanë bërë gjithnjë e më shumë si Europa, si Perëndimi. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri
“Parajsa” që e quajmë Europë
-Ideologjia e dedikimit ndaj BE, si shuarje dhe mohim i subjektit plural (popullit politik)-
Nga Arbër Zaimi
Ideologjia perëndimoro-evropianiste, dominimi i opinionit publik e politik prej premtimeve të pambarimta të politikanëve të të gjitha palëve, në Shqipëri ka marrë përmasa të stërmëdha. Disidenca dhe kritika ndaj kësaj ideologjie nuk pritet mirë, përkundrazi, përbuzet e kundërshtohet haptazi, duke të kujtuar në një farë mënyre hegjemoninë e një tjetër ideologjie, para ’91. Por nëse totalitarizmi i shkuar u shfaq si një tragjedi, ky i dyti – për të kujtuar parashikimin e Hegelit – shfaqet si farsë. E në fakt duket komike të shohësh se si në pluralizmin e shumëpritur palët kritikojnë njëra-tjetrën, bash se kush është më në përputhje me udhëzimet e BE-së, apo të miqve tanë perëndimorë. Politikanët garojnë me dekorata që shpallen në progres-raporte, dhe kritikojnë njëri-tjetrin po me ato progres-raporte. Ministrat mburren për kontribute konstruktive kombëtare në strukturat ndërkombëtare. Me pak fjalë, janë të gjithë në të njëjtën rrugë, ecin në të njëjtin drejtim, i shërbejnë qëllimit të njëjtë, dhe akuzojnë njëri-tjetrin për sabotazh, apo për ngadalësim të procesit. Dhe këtë e quajnë pluralizëm… Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri
Rruga e vështirë drejt Europës
Nga Aleksandër Meksi
Nuk besoj se ndonjë nga ata që në dhjetor të vitit ’90 brohoritën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” do të mendonte në atë kohë, se edhe pas dy dhjetëvjeçarësh, sot, ende do të ishim shumë larg të qenit qytetarë të Europës së Bashkuar.
Gjatë gjithë viteve të diktaturës komuniste shumica e shqiptarëve ëndërronte Europën, por shumë pak prej tyre arrinin të shkonin atje. Shumë nga ata që tentuan të kalojnë kufirin, mbetën në kufi, e të tjerë burgjeve, dhe kur fliste ndonjë fjalë për Europën. Me rënien e komunizmit u hapën portat për në Europë por, deri para pak kohë shkuarja atje bëhej me viza dhe në mënyrë masive si klandestin. Sot Shqipëria ka nënshkruar asocimin dhe vizat janë liberalizuar, çka përbën një arritjet mjaft të madhe të periudhë së pluralizmit. Nuk duhet harruar se Shqipëria ka marrë ndihma të vazhdueshme nga Europa dhe ne shqiptarët duhet t’i jemi mirënjohës për mbështetjen e madhe që na dhanë , në vitet e vështira 1991-1994, sidomos për plotësimin e nevojave ushqimore, kaq të domosdoshme për shqiptarët në atë kohë. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri
A e ka ndryshuar Europa konceptin për Europën?
Nga Mark Marku
Filozofi gjerman Jurgen Habermas, në një shkrim për të ardhmen e Europës shkruar shumë kohë para shpërthimit të krizës së borxheve në zonën europiane, pati deklaruar se nëse Europa do të donte të gjente një zgjidhje për mungesën e efikasitetit në marrjen e vendimeve të institucioneve të saj duhej të ndërmerrte një reformë të thellë që sipas tij do të çonte “në një ministër të jashtëm të vetin, në një president të zgjedhur drejtpërdrejt dhe në një bazë të vetën financiare”. Derisa kriza nuk kishte shpërthyer ende, propozimi i Habermasit, mbeti thjesht një ide (si shumë ide të tjera). Por ja që ideja e Habermasit ka filluar të shfaqet si thelbi i projektit të Europës së ardhshme, dhe reforma për të cilën ai fliste, po bëhet realitet ose po synohet të shndërrohet në realitet.
Ndryshimet e propozuara nga kancelarja gjermane Merkel, nga presidenti francez Sarkozi dhe nga aktorë të tjerë të rëndësishëm të skenës politike europiane janë pak a shumë një rimarrje e tezave të Habermasit, veçse të zbatuara në përputhje me atë që ka ndodhur në Europë dhe në botë që prej fillimit të krizës. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri
Integrimi europian në këndvështrimin ekonomik
Nga Zef Preçi
Tashmë kur kanë kaluar më shumë se dy dekada nga ndryshimet sistemike që përgatitën lënien pas të ekonomisë së centralizuar, dhe sidomos duke gjykuar nga niveli i sotëm i zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, mund të thuhet pa mëdyshje se ashtu si në shumë vende të tjera të Europës Qendrore dhe Lindore, përvoja e Shqipërisë me tranzicionin ka qenë vërtet e dhimbshme. Siç dihet, menjëherë mbas rënies së komunizmit, ekonomia shqiptare kaloi në një gjendje kolapsi, në vend u shfaqën probleme të mprehta sociale, ndërsa emigracioni u shndërrua në një dukuri masive.
Pavarësisht reformave strukturore të rëndësishme të viteve të para të tranzicionit, stabilizimit makro-ekonomik të arritur mbas krizës së vitit 1997, rritjes ekonomike të qëndrueshme për gati një dekadë dhe performancës fiskale të pëlqyeshme të viteve të fundit, ekonomia shqiptare mbeti një ekonomi kryesisht e bazuar në sektorin bujqësor dhe shërbime, ndonëse edhe bujqësia ishte dhe është mjaft e fragmentuar, jokonkurruese dhe vetëm një pjesë e vogël e saj është e aftë të ofrojë mallra për treg. Ndërkaq vitet e fundit, për shkak edhe të implikimeve të krizës ekonomike globale, faktorët e rritjes së produktivitetit në ekonominë shqiptare kanë shfaqur prirjen e ngadalësimit, gjë që mesa duket përbën një kushtëzim të rëndësishëm në procesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri
Rrëmbimi i Europës
Nga Alfred Lela
Europën kam mësuar ta dua e ta kuptoj përmes Amerikës. Amerika është një nga ato vendet e mrekullueshme që, një shqiptari, i lejon lukse të tilla të tepruara si njëfarë europeizimi in reverse. Nga bregu i andejmë i Atlantikut e sheh më me dashuri gjysmën tjetër të Amerikës. Duke u bërë njëfarë born again europian. Udhëtimi në kah të kundërt, për një ironi të pashpjegueshme të gjërave, sjell të kundërtën. Kur kthehesh në Shqipëri, tashmë si shqiptaro-amerikan, fillon e i shquan Europës të meta që syri s’i kapte më parë. Kjo sjell automatikisht lartësimin e Amerikës, gjysmës tjetër të Europës. Ndërkohë që kontinenti plak bëhet, si në vargjet e Fishtës, kurva e motit.
***
Para se ta shohim Europën si entitet fizik, duhet ta marrim atë si projekt. Sepse të tillë e panë në krye të herës etërit themelues. Po çfarë projekti është Europa? Sigurisht që politik, ekonomik dhe kulturor. Parë në këtë këndvështrim, pyetja pasuese duhej të ishte: ku jemi ne shqiptarët në të tria koordinatat: politike, ekonomike dhe kulturore?’ Në dy të parat, duhet pranuar pa drojë e pa ndonjë sëmbim sedre a kompleks, se ende nuk jemi kompatibël me projektin europian. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri