Arkiva Mujorë: Janar 2012
Nga “Vallja e Shpatave” tek ‘Tangoja e Integrimit”
Nga Geron Kamberi
Ndoshta gotat e shampanjës do të trokiten pak më me ndrojtje dhe entuziazën në 25 Mars të vitit 2012 në përkujtim të përvjetorit të 55-të Traktatit të Romës që hodhi themelet e Komunitetit Ekonomik Europian . Pavarësisht krizës së sotme të eurozonës, askush nuk do ta kishte menduar atëherë se 6 vendeve themeluese do t’u qëndronin në krah pas 55 vjetëve edhe 21 vende të tjera europiane nga perëndimi në lindje që iu bashkuan këtij projekti vit pas viti. Ai që nisi fillimisht si përpjekje për të pajtuar Gjermaninë dhe Francën u shndërrua në një magnet tërheqës për paqen dhe mirëqenien afatgjatë të mbarë kontinentit.
Në të njëjtin vit kur niste ky rrugëtim i gjatë dhe i ndryshëm i Europës drejt diçkaje të re , Shqipëria ishte e përfshirë gjeografikisht në juglindje të saj por i përkiste një hapësire tjetër politike dhe ekonomike që do të emërtohej si lindja komuniste e Europës. Si për ironi të fatit përballë universiteteve me moshë qindravjecare të Europës, ajo përjetonte atë vit jo vetëm komunizmin por edhe lindjen e Universitetit të parë çka dëshmonte se vonesat e saj të historisë nuk ishin vetëm rastësi sistemesh. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri
Argumenti për statusin europian
Nga Artan Fuga
Në të gjitha përpjekjet e institucioneve shqiptare për të bërë që vendi të avancojë në statusin e vet europian janë përdorur argumenta të ndryshme. Nuk ke se çfarë bën përderisa kjo kërkohet. Libri me përgjigjet e shtetit shqiptar lidhur me pyetjet e institucioneve të Europës drejtuar atij, dukej shumë voluminoz.
Unë nuk e di nëse përgjigjet ishin të sakta ose jo, ndonëse uroj të kenë qenë të tilla.
Ndërkohë përpara disa muajsh Europa kishte vendosur një “notë” jo fort optimiste për Shqipërinë duke folur për “progres të kufizuar”. Shqipëria nuk bëri dot një hap përpara në statusin e vet europian, pra t’a zemë të kishte marrë atë të vendit të konsideruar zyrtarisht si kandidat, apo diçka tjetër. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri