Integrimi përmes realizmit dhe pragmatizmit
Nga Artan Hoxha

1. Procesi i integrimit europian mbeti në vendnumëro dy vite radhazi që pas zgjedhjeve të qershorit 2009 deri në vjeshtën e vitit 2011. Shqipëria nuk mori dot as statusin e vendit kandidat dhe as ftesën për hapjen e negociatave për anëtarësim. Opinioni publik shqiptar, pavarësisht prirjes a përkatësisë politike, bashkohet në vlerësimin që konflikti politik dy vjeçar ishte shkaku i ngecjes. Edhe politikanët e të dy kampeve bashkohen në këtë pikë.

2. Ndarja shfaqet kur shtrohet pyetja se cili është fajtori për lindjen e konfliktit. Njeri krah i politikës, bërësve të opinionit dhe publikut quajnë fajtor Edi Ramën, si “ringjallës i frymës së etërve të pa penduar të komunizmit” që nuk pranoi humbjen në zgjedhjet 2009 dhe që, për mbijetesë, arriti të impononte një qasje ekstremiste opozitare me bojkot, retorikë të ashpër e deri tek protestat e dhunshme. Krahu tjetër fajëson Sali Berishën që “vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë dhe më pas vrau për të mbrojtur vjedhjen”.

3. Duket sikur, ashtu si dy kokat e shqiponjës së flamurit që vështrojnë në drejtime të kundërta, Shqipëria ka dy liderë, dy parti dhe dy pjesë të publikut që vështrojnë në drejtime të kundërta e krijojnë, dy heronj, dy fajtorë dhe dy realitete diametralisht të kundërta.

4. Shqipëria e perceptuar sipas propagandës mazhoritare është e ndritur. Ajo ka bërë reforma të shkëlqyera, ka performancë të admirueshme ekonomike që spikati veçanërisht në këto vitet e krizës botërore dhe europiane, demokraci funksionale dhe institucione të pavarura, rend publik të fuqishëm dhe kriminalitet të ulët, arsim në zgjerim dhe përmirësim, papunësi e varfëri në ulje të ndjeshme dhe plot cilësime të tjera, të gjitha këto tashmë të sjella në parametra që kënaqin kriteret europiane të paktën për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave përveçse në ato fusha ku opozita u bë pengesë.

5. Për propagandën mazhoritare, problemi i vetëm thelbësor i vendit është opozita që jo vetëm pengoi krijimin e një klime europiane në politikën shqiptare përmes këmbënguljes për konflikt me qellim karriere e pushteti, por pengoi çdo mundësi për kryerjen e disa detyrave specifike e për pasojë vendi dështoi në marrjen e statusit. Për mazhorancën opozita aktuale karakterizohet nga rikthimi i frymës së etërve përmes bijve të ricikluar në hierarkinë drejtuese të Partisë Socialiste nga Edi Rama të cilin shpesh preferon ta thërrasë Edvin Kristaq Rama e ta akuzojë për kreun e mafies së ndërtimit a për tentative për përmbysje me dhunë të rendit kushtetues.

6. Shqipëria e perceptuar sipas propagandës opozitare është e erret. Ajo është në krize të thellë ekonomike, e kontrolluar nga monopolet e lidhura me qeverinë, me mbi një milion të papunë e ca më shumë të varfër, me korrupsion e kriminalitet të lartë, arsim e shëndetësi të rrënuar, me demokraci të degraduar në atë nivel sa mund të barazohet, në rastin më të mirë me një regjim autokratik e në rastin më të keq me një regjim fashist oriental. Institucionet e pavarura, veçanërisht drejtësia dhe media janë tërësisht të kontrolluara nga regjimi që vjedh votat e zgjedhësve dhe pasurinë publike.

7. Për propagandën opozitare të gjitha fajet i ka Saliu dhe shpura e tij, i cili për shkak të etjes për pushtet total dhe nën frikën e drejtësisë mbi krimet e kryera, po thellon hendekun me popullin dhe kërkon të kontrollojë edhe ato pak institucione të pavarura a faktorë opozitarë ende jo nën kontrollin e regjimit. Për opozitën mazhoranca aktuale karakterizohet nga fryma arkaike anadollake e komuniste e mishëruar tek ish sekratari i Partisë së Punës, Sali Berisha, të cilin preferon ta thërrasë Saliu apo Gadafi, apo Mubaraku dhe epitete të tjera kësisoj, e t’i kujtojë se është vrasës i qytetarëve në Gërdec a në Bulevard.

8. Të dy palët ribashkohen në vlerësimet e tyre ideale për politikën dhe institucionet europiane sa herë që kërkojnë të cilësojnë kundërshtarin duke përdorur si bazë a njësi krahasimi Europen, aktoret dhe institucionet e saj. Mazhoranca thotë që s’ka opozitë në Europë që të bojkotojë a sulmojë me dhunë institucionet, ndërsa opozita thotë që s’ka mazhorancë në Europë që të vjedhë votat dhe të vrasë qytetarët.

9. Çdo palë e tretë, nëse do të mbështetej vetëm në dëgjimin e njërës, tjetrës apo të të dy palëve politike shqiptare dhe mbështetësve të tyre, do të arrinte në përfundimin se Shqipëria nuk meriton asnjë hap më tej në integrimin evropian pasi s’mund të ketë vend në familjen europiane kur qoftë edhe njëra gjysmë e klasës politike – mazhoracë dhe/ose opozitë e sotme apo anasjelltas nesër – qënkërka e këtillë. Hapja e negociatave dhe statusi i vendit kandidat jo e jo, por as edhe negocimi dhe ratifikimi i marrëveshjes se stabilizim-asocimit s’do duhej të kishin ndodhur e po kështu as anëtarësimi ne NATO. Me këto cilësime, ndoshta do kishim merituar një status vetëqeverisës edhe më të kufizuar e më të mbikëqyrur se Kosova.

10. Fatmirësisht, shikimi dhe gjykimi mbi Shqipërinë nuk bëhet vetëm me sytë dhe mendjen e dy liderëve dhe kampeve respektive politike. E vërteta shqiptare është në mes dhe larg këtyre dy vështrimeve e gjykimeve ekstreme që edhe vetë palët më shume e përdorin se sa e besojnë. Qofte njëra palë politike e qofte tjera nuk janë as engjëj e as djaj. As politikanët dhe aktorët europiane respektivë, si pikë referimi a njësi matjeje, nuk janë as engjëj e as djaj. Të gjithë janë tokësorë, me vese e virtyte të njëjta, të cilat i shpalosin në rrethana të ndryshme ligjore, institucionale dhe zhvillimi shoqëror e kulturor që varet nga historia që mbart mbi shpatulla secili komb.

11. Shqipëria ka një progres frontal në thuajse çdo fushë e sektor: publik e privat, normativ dhe real. Sistemi dhe reformat japin rezultate. Krahasuar me pikënisjen – stadin e zhvillimit ekonomik, institucional, politik, kulturor, arsimor 21 vite më parë – Shqipëria ishte mjaft mbrapa çdo vendi ballkanik, përjashtuar Kosovën në veçse pak fusha. Në këtë renditje e distancë relative kemi qenë edhe 100 vite më parë. Radha për në Europë është e paracaktuar nga 100 e më shumë vite histori. Historia është kokëfortë. E rëndësishme është të mos humbasësh kohë, ta përshpejtosh sa të jetë e mundur e të ngushtosh distancat pa pretenduar ndonjë përmbysje si për mrekulli të renditjes shekullore në pak vite demokraci dhe ekonomi tregu.

12. Ekstremizmi bi-polar s’çon kurrkund. Progresi drejt Europës kërkon realizëm dhe pragmatizëm. Realizëm në vlerësimet e progresit, pengesave, shanseve dhe objektivave. Këto mundësojnë një plan realist aksionesh publike e private dhe një kënaqësi gjithëpërfshirëse për shkak të arritjes së objektivave. Progresi drejt Europës kërkon pragmatizëm. Tashmë është provuar qoftë që pengimi i progresit të axhendës europiane nuk jep pikë elektorale qoftë që progresi në axhendën europiane nuk të krijon ndonjë avantazh garantues elektoral. Për rrjedhojë, mazhoranca, opozita dhe qarqet pranë tyre, s’kanë pse ta përdorin axhendën europiane si mjet presioni mbi tjetrën, por si një përgjegjësi dhe shans të përbashkët e të pandashëm. Politika ka tashme disa muaj që po bëhet më realiste e më pragmatiste ndonëse ekstremizmi verbal vazhdon të përdoret herë-pas-here. Sa për statusin e vendit kandidat, Europa është aq pranë sa ç’ishte Itaka për Odiseun. Për të arritur aty në 100 vjetorin e shtetit shqiptar, mjafton vazhdimi i vozitjes së rremave dhe mbajtja mbyllur e kacekut me erërat e mbrapshta. Dhëntë zoti që ndonjërit, nga padurimi, kërshëria a idiotësia, nuk i teket ta rihapë siç ndodhi në 1996-1998 dhe 2009-2011.

Mirëkuptimi teatral në Tiranë nuk hap dyer në Bruksel
Nga Preç Zogaj

Brukseli vazhdon ta mbajë  pezull prej  rreth  tre vjetësh  aplikimin e  qeverisë shqiptare për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Sirtari  me zarfin e  Berishës  brenda  nuk  është hapur fare në  vjeshtën e  vitit 2009.  Është  hapur, por  përgjigja për Shqipërinë ka qenë  “jo”  në vjeshtën e vitit 2010 dhe  “jo” përsëri në vjeshtën e vitit 2011. Tri vite të humbura    thjesht për  të kandiduar!  Tri  vite vendnumëro!

Nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër  të rajonit  kjo që ka ndodhur me Shqipërinë. Asnjë vend  aspirant nuk ka pritur kaq gjatë në një stacion të vogël  dhe  ende të  largët  drejt Europës së Bashkuar, siç është  kualifikimi  vend kandidat. Jemi parakaluar  nga  Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia në një maratonë që ne e kemi nisur disa vite përpara tyre.  Kemi mbetur të fundit kur kemi qenë të parët në  këtë korsi.  Nuk kemi asnjë siguri se do ta marrim ftesën nga Brukseli këtë vit, edhe pse në përcaktim  jemi populli më proeuropian   i Ballkanit dhe nuk kemi asnjë parti politike që është  kundër hyrjes së  vendit  në BE. Është më  se e  qartë se në pikën ku kemi mbërritur nuk vendosin më dëshirat, por standartet. Populli proeuropian e ka  futur në shtratin e duhur aspiratën e tij historike. Finalizimi i përket elitës politike-intelektuale. Zbatimi i kritereve- ky është  kushti që duhet përmbushur. Nga kush? Nga politikbërësit  në radhë të parë. Nga qeveria që  është votuar e mandatuar prej  populli për ta çuar vendin në Europë. Nga institucionet e pavarura -Presidenti, Gjykatat, Prokuroria, Sherbimi informativ Shtetëror, Avokati i Popullit,  e tjerë.  Nga opozita që ka rolin e saj  të pazevendësushëm në këtë  proces, si  institucioni që kontrollon, kritikon, kërkon  llogari,  propozon dhe voton  aty ku duhet vota e saj. Nga  organizatat e shoqërisë  civile dhe publiku mbarë.  Nuk ka dyshim se integrimi  i shpejtë dhe i sigurt është një mision në grup. Por  integrimi  ka specifikën se  në një rrethanë të caktuar  qeveria mund ta bëjë  edhe pa gjithë të tjerët, kurse gjithë të tjerët nuk mund ta bëjnë pa qeverinë.Qeveria mund ta tërheqë edhe e  vetme parmendën e integrimit, ndërkohë që të tjerët, sado të fuqishëm të jenë, nuk mund ta tërheqin pa qeverinë. Kështu janë ndarë këto punë. Kjo është e thjeshtë për t’u kuptuar.

Mirëpo  në Tiranë  e kanë zakon të luajnë kukafshehurazi me  përgjegjësitë. Pa  e vrarë mendjen për pasojat. Sa herë ka ardhur një “jo” nga Brukseli  kemi dëgjuar përfaqësuesit  e lartë të  shumicës- kryeministrin, ministren e  Integrimit,   kryetarin e LSI-së dhe  shumë të tjerë- të përsërisin papushim  se fajin e ka opozita, bojkoti i saj, protestat e saj. Ka patur vertetë në paketën e dymbëdhjetë kritereve  të BE-së  dy pika që  kërkonin impenjimin e  drejpërdrejtë të  opozitës . Ato  dy pika kanë  qenë nënvizuar  me  tendencë për të nxitur përgjegjësinë e opozitës shqiptare në një anë dhe për të theksuar mesazhin e bashkëpunimit në anën tjetër.  Por paketa në tërësi ishte dhe është një Detyrë me “D” të madhe për qeverinë. Të thuash dhe të besosh me sinqeritet  në këto  kushte se fajin e ka opozita do të thotë të jesh minimumi naiv. Të gënjesh për  hir të propagandës,  do të thotë të jesh  i mbrapshtë,  i papërgjegjshëm.  Unë nuk mund ta di a e kanë patur për propagandë apo kanë besuar  sinqerisht  krerët e shumicës kur kanë  pohuar tribunë me tribunë se statusi nuk na është dhënë për  faj të opozitës. Të zotët e punës, domethënë ata të Brukselit, nuk e  kanë thënë kurrë këtë.  Ky fakt i ka vënë kapak me kohë këtij  diskutimi. Pa u kthyer më në këtë histori  cicmicesh, ia vlen të shënohet se tani që opozita  ka përmbushur  e po  përmbush në Kuvend   detyrat e saj, shumica  qeveritare  po përpëlitet  si peshku në zall.  Ç’ka ndodhur? Ka ndodhur kjo që duke  akuzuar opozitën, qeveria ka lënë pasdore detyrat e saj që janë me të shumta në numër dhe më thelbësore. Lufta  kundër korrupsionit  e krimit të organizuar dhe reformimi i sistemit të drejtësisë janë  dy nga sfidat më  të mëdha që duhet të përmbushë  Shqipëria për  të shpresuar një   notë pozitive nga  Europa. Në raport me këto dy sfida madhore qeveria shqiptare  është  në metamorfozë:   duhej të ishte zgjidhja dhe po bëhet problemi. Nëse kjo  metaformozë nuk ndalet, pra përmbyllet, çeshtja e  marrjes së statusit do të  presë rrotacionin politik të pushtetit, por edhe atëherë do të  gjykohet performanca  demokratike e qeverisë së re.

Koha po shkon. Paralajmërimet  e zyrtarëve të Brukselit  nuk janë hic optimiste për ketë vit. Edhe pse opozita nuk është as në bojkot, as në protesta. Nga gjithë kjo kuptojmë e duhet të kuptojmë  tashmë të gjithë dhe  jo vetëm një elitë e ndriçuar se bashkëpunimi mes forcave politike  është një premisë e mirë për  të shënuar progres, por nuk është vetë progresi.

Në një moment të caktuar, duke vlerësuar rëndësinë e  integrimit të vendit në Europë,  forcat politike mund të inskenojnë mirëkuptimin më të madh në histori, mund ta  luajnë si teatër konsensusin, duke shtrënguar duart para kamerave,  duke bërë sikur po punojnë sëbashku, duke u parë andej- kendej  krah për krah në tryeza  dhe delegacione të përbashkëta, duke votuar  unanimisht  marrëveshje  tip që nuk i lexon njeri, duke  e spërkatur këtë gjellë engjellorë me pak kripë debati që të  mos kuptohet loja dhe  të mos duket sikur e kanë shkrehur fare pluralizmin!

Në një moment të caktuar opozita,  që ka  përveshur mengët në Kuvend pa asnjë garanci dhe pa asnjë lëshim nga shumica për asnjë prej çeshtjeve për të cilat ajo ka protestuar, mund të  konkludojë se integrimi vlen me shumë se demokracia, prandaj të bëjmë  një sy qorr e një vesh shurdh,  vetëm ta marrim statusin, pastaj është statusi që punon për ne!

Nuk funksionon!  Nuk funksionon  as si teatër, as si shtirje. Nuk e ha njeri.   Integrimi nuk ka qenë dje  dhe nuk do të jetë as në të adhmen një çeshtje e formës, por e përmbajtjes. Një çeshtje e  plotësimit të detyrave konkrete të shtëpisë.  Të cilat “korrigjohen” në Bruksel.

Dekompleksimi nga Europa
Nga Henri ÇILI

Momenti i parë i një mënyre të re për ta parë integrimin europian, gjë së cilës i ka ardhur koha, është një fushatë, ose një proces dekompleksimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve nga BE dhe Perëndimi në përgjithësi.

Së pari, kanë kaluar 20 vjet dhe këto vite kanë krijuar një mentalitet tjetër, një homogjenizim midis individit shqiptar dhe atij perëndimor, gjithnjë e më të afërt, pavarësisht nga diferencat. Një e treta e popullsisë ka emigruar, ka pasur një marrëdhënie studimi, punësimi, tregtie etj. me botën, dhe në këtë pikëpamje Europën duhet ta shohim si të ngjashmen tonë dhe anasjelltas të ndjehemi europianë.

Së dyti, nga pikëpamja e infrastrukturës dhe e kushteve personale të secilit dhe të gjithëve si shoqëri, kanë ndodhur transformime të rëndësishme, të cilat na kanë bërë gjithnjë e më shumë si Europa, si Perëndimi. Ndoshta jo si Finlanda apo Gjermania, por si disa pjesë të Spanjës, si Greqia po e po, si Bullgaria natyrisht, apo të themi si disa pjesë të Italisë, apo të jugut të Francës. Kjo do të thotë që rritja e pasurisë personale dhe pasurisë publike në tërësi, infrastrukturës, banesave të reja, autostradave, rrjetet e komunikimit etj., kanë krijuar një mentalitet të ri ose, si të thuash një panoramë thuajse të njëjtë ose drejt njëjtësimit me Europën.

Së treti, kemi liberalizimin e vizave, i cili ishte treguesi më i qartë i asaj se si politika e Europës kundrejt vendeve ‘të lëna jashtë gardhit’, përfshi këtu Shqipërinë, ishte nja 5 a 7 vjet me vonesë. Fakti që numri i azilkërkuesve ishte minimal pas liberalizimit të vizave, i papërfillshëm në rastin e shqiptarëve, tregon se sa e gabuar ishte vonesa, dhe sa rraskapitëse edhe për Perëndimin. Duhet pranuar se ishte i kushtueshëm edhe për Perëndimin sistemi i vizave, konsullatave e strukturës së policive të caktuara, për të mbajtur brenda disa shqiptarë, që të mos udhëtonin lirshëm nëpër Europë. Përkundrazi liberalizimi i vizave ka pasur impakt pozitiv mbi Europën: njerëzit lëvizin më shpesh dhe në Perëndim në kapacitetin e fuqive blerëse dhe turistike: pushojnë më shpesh, udhëtojnë më shpesh dhe më shpesh shpenzojnë. Shkurt janë të gjitha kushtet që në dekadën e tretë të dekompleksohemi nga Europa.

Por kjo është aperitivi, hyrja. Një raport i ri që duhet të ndërtojmë me Europën është një raport që orientohet drejt tregjeve: në marrëdhëniet midis shoqërive të caktuara nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa problemi i tregjeve. Tregjet nënkuptojnë gjithçka, nënkuptojnë shërbimet, të ardhurat, ndarjen e mirëqenies, midis shitësit dhe blerësit, eksportuesit, importuesit, përdoruesit, punëtorit, pronarit e kështu me radhë. Duhet bërë një përllogaritje e pozitës sonë në raport me Europën dhe nga kjo duhet të nisë një dinamikë krejt e re duke liberalizuar praktikisht tregjet, atë europian dhe atë  shqiptar, pothuajse pa kushte.

Në tregun shqiptar kanë vërshuar dhe vërshojnë mallrat europiane, nga stilolapsi deri te uji  që pijmë, nga pajisjet hidrosanitare tek ato elektronike. E shumëcka tjetër. Pra, në të vërtetë, Europa ose kapitali europian janë përfituesit e mëdhenj, sepse janë bërë sundues në tregun shqiptar. Pra 3-4 milion konsumatorë të cilët për 20 vite konsumojnë mallra Made in Europe. Pikërisht hapja e tregjeve duhet të na krijojë mentalitetin për t’i dhënë vetes të drejta shumë më të rëndësishme në raport me Europën. Mendoj se ne jemi në pozita inferiore në raportet e negocimit me Europën, dhe se ka një burokraci qesharake dhe të mërzitshme europiane, e cila duhet përmbysur dhe përballuar me një logjikë krejt të re.

Momenti i parë ose pretendimi i parë është se pas shkëmbimit të tregjeve, të cilat ia kemi hapur Europës, duhet të avancojmë shumë më shpejt në procesin politik të integrimit. Kjo duhet kërkuar me forcë, vendosmëri, sigurisht duke qenë bindës, duke lënë të hapur mundësinë që kjo është gjëja e parë më minimale si shkëmbim me tregjet qe i kemi hapur Europës.

Do të përmend disa paradokse qesharake: me Greqinë diskutohen paketa të rendit 130, 200, 300 miliard euro kredi dhe ku dihet se sa miliarda të tjerë janë kredi nga Perëndimi apo Europa, BE ose elemente të BE-së, në malin e debitit grek që arrin 300-400 miliard euro. Pra imagjinoni se për çfarë shumash bëhet fjalë dhe për një vend shumë afër nesh që nuk është më shumë se 3 herë më i madh se ne në popullsi.

Imagjinoni sikur Shqipëria të kërkonte sot nga BE 3 apo 4 miliard çfarë ndryshimi rrënjësor do të kishte ekonomia shqiptare. BE diskuton me pikatore disa fonde me 10 milion euro, disa qindra të themi, të cilat janë fare pak si kompensim i tregjeve që i janë hapur Europës, ose në raport me kontributin që BE jep për zhvillimin e fqinjëve tanë ose ka dhënë në faza të ndryshme për rajone të caktuara të Europës.

Ne duhet të negociojmë fort si një qeveri sovrane, e ligjshme dhe me të drejta për të vepruar, një paketë zhvillimi të Shqipërisë të rendit 5-10 miliard euro të cilat nuk janë absolutisht asgjë për kreditimin europian. Këto duhet të jenë kredi zhvillimi për të ndryshuar rrënjësisht dhe për ta kaluar Shqipërinë në një moment që lidhet me parametrat e një vendi të zhvilluar. Sigurisht që konteksti është i vështirë në këtë kohë krizash financiare që po kalon Europa, por shuma të tilla janë të papërfillshme. Kjo duke mbajtur parasysh hapjen e tregjeve shqiptare ndaj Europës, e cila prej 20 vitesh përfiton prej tyre; duke mos harruar gjithashtu vështirësinë e Europës me tregjet kineze e të tjera vendeve në zhvillim.

Është e pakuptimtë që, përtej disa çështjeve delikate politike ose gjeopolitike, në 360 milion europiane, rreth 15-17 milion europiane që kanë mbetur jashtë BE-së, që janë sa një pjesë e Francës, sa 1/3 e Spanjës, sa pjesa jugore e Anglisë, të mos integrohen. Bëhet fjalë për popullatat e Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës dhe Maqedonisë. Pra duhet dalë në një nivel më ballkanik, por duhet të fillojë të ndryshojë mentaliteti te vendimmarrësit tanë në lidhje me pretendimet që duhet të kemi ndaj BE.

Sigurisht ky moment, sjell në skenë një aktor të ri, me vendosmëri shumë më të madhe, kapitalin vendas. Kemi korporatën e biznesit e cila është më e diskriminuara, më e dëmtuara nga invazioni i produkteve europiane në tregun tonë. Këtu duhet të ndalemi dhe të kërkojmë benefice/përfitime në raport me atë që i kemi dhënë Europës me hapjen e tregjeve: duhet të kërkojmë pjesën tonë në këtë treg europian. Duhen riparë ose parë me një koncept krejt të ri kuotat në lidhje me eksportet dhe importet në BE, në funksion të negociatave të reja, apo fazave të reja. Është absolutisht e nevojshme që një numër produktesh shqiptare të kuotoheshin më shumë drejt BE-së dhe të uleshin kuotat për importin e një numri produktesh europiane në Shqipëri. Të parat që duhet të kufizoheheshin janë importet ushqimore të cilat duhet të ishin produkte Made in Albania.

Gjithashtu ne duhet të kërkonim qartësisht subvencione nga Europa për të aktivizuar disa industri të vogla vendase që do të na conin drejt zëvendësimit në një gamë të madhe të produkteve të huaja me ato vendase, sigurisht pa cenuar luajalitetin e tregut. Pra aktivizimi i disa industrive vendase, subvencionimi, politika mbështetëse për disa produkte të cilat zëvendësojnë importet e mëdha.

Dhe në fund të fundit, ajo që e përmbledh të tërën, është kalimi drejt kapitalit prodhues dhe lënies prapa të asaj fazës pasive kur nuk kemi qenë gjë tjetër veçse një frigorifer i madh i Europës. Duhet t’i japim fund të qenit një magazinë dhe një shitore e produkteve me flamurin me 12 yje. Inkurajimi i kapitalit vendas dhe përcaktimi ose ndarja e një pjese në prodhimin e përgjithshëm europian ne do të përmirësonin kapitalin, bilancin e pagesave, ose deficitin tregtar, të themi raportin midis eksporteve dhe importeve. Të gjitha këto nuk mund të bëhen e të artikulohen nga elitat të cilat janë kryesisht të implikuara në lojërat e pushtetit, dhe përdorin zyrtarët europianë nga niveli më i ulët deri te më i larti, në sistemin e lobimeve, jo aq për interesat e tregjeve shqiptare dhe korporatës së biznesit shqiptar, por për të negociuar, për avantazhe të pushtetit ndaj kundërshtarit, apo për të fshehur hilet.

Kapitali duhet të jetë partneri i ri kryesor, patjetër bashkë me grupet e tjera sociale, në negociimin me BE. Ne kemi vetëm një problem të ri me Europën: duhet t’i pretendojmë asaj më shumë nga ç’na jep, për shkak se i kemi dhënë asaj më shumë nga ç’duhej. I kemi dhënë plotësisht gjënë më të rëndësishme që ka një shoqëri, në kuptimin modern të fjalës, tregun.

“Parajsa” që e quajmë Europë
-Ideologjia e dedikimit ndaj BE, si shuarje dhe mohim i subjektit plural (popullit politik)-

Nga Arbër Zaimi

Ideologjia perëndimoro-evropianiste, dominimi i opinionit publik e politik prej premtimeve të pambarimta të politikanëve të të gjitha palëve, në Shqipëri ka marrë përmasa të stërmëdha. Disidenca dhe kritika ndaj kësaj ideologjie nuk pritet mirë, përkundrazi, përbuzet e kundërshtohet haptazi, duke të kujtuar në një farë mënyre hegjemoninë e një tjetër ideologjie, para ’91. Por nëse totalitarizmi i shkuar u shfaq si një tragjedi, ky i dyti – për të kujtuar parashikimin e Hegelit – shfaqet si farsë. E në fakt duket komike të shohësh se si në pluralizmin e shumëpritur palët kritikojnë njëra-tjetrën, bash se kush është më në përputhje me udhëzimet e BE-së, apo të miqve tanë perëndimorë. Politikanët garojnë me dekorata që shpallen në progres-raporte, dhe kritikojnë njëri-tjetrin po me ato progres-raporte. Ministrat mburren për kontribute konstruktive kombëtare në strukturat ndërkombëtare. Me pak fjalë, janë të gjithë në të njëjtën rrugë, ecin në të njëjtin drejtim, i shërbejnë qëllimit të njëjtë, dhe akuzojnë njëri-tjetrin për sabotazh, apo për ngadalësim të procesit. Dhe këtë e quajnë pluralizëm… Gjithçka merr formën e melodramës dhe anon nga komikja, nëse mban parasysh psh. diskutimin që zhvillohet aktualisht në BE, apo rëndësinë që paraqet Shqipëria për vetë BE-në. Kjo të sjell ndër mend një këngë nga ato që s’i harron dot pse janë tepër kitsch, “Livin’ on a prayer”, të Bon Jovi-t (Bon Jovi rastësisht përfaqëson, bashkë me një sërë pop-rockerash të tjerë, ardhjen e muzikës pluraliste-demokratike ndër ne). Refreni i këngës së shkruar gjatë periudhës reaganiste në SHBA shkon kështu: Duhet të vazhdojmë me atë çka kemi / nuk ka rëndësi në ia dalim a jo… jemi në gjysmë të rrugës / jetojmë në një lutje… kapemi përdore se një ditë do t’ia dalim / jetojmë në një lutje!

Që prej fillimit projekti evropianist pati kritika edhe në vendet që sot e drejtojnë e janë qendrore për të, e duhet thënë se u desh shumë që ky projekt – fillimisht margjinal e i implementuar në terrene të ngushta të bashkëpunimit sektorial ekonomik – të bëhej hegjemonik e sundues. Gjatë gjithë dinamikës zhvillimore ky projekt u kritikua e u kundërshtua, natyrisht jo në mënyrë monolineare, e jo për të njëjtat arsye apo interesa, si prej të djathtëve, ashtu edhe prej të majtëve. Kritika populiste, kritika intelektuale, po edhe kritika shkencore, të cilat edhe pse kurrë s’pushuan – e njohën momentin e tyre të margjinalizimit, sidomos menjëherë para e pas rënies së komunizmit dhe gjatë viteve ’90 (the happy nineties). E me ardhjen e depresionit të madh të shekullit të ri, kritikat duket se po dalin prej zgripeve e po përqafohen edhe më gjerësisht në politikën institucionale e në atë qytetare, si në vendet e BE, ashtu edhe në vendet që presin të hyjnë (integrohen) në BE. Kriza duket se ka sjellë argumente e ka ekspozuar fakte mbi rrënjët ideologjike të këtij Bashkimi, të cilit nëse ia sheh me imtësi të dhënat ekonomike ia dallon qartë pabarazinë mbi të cilën është ndërtuar, në formatin qendër – gjysëm-periferi – periferi, pabarazi të cilat e bëjnë të pamundshme lirinë (kqyr fjala vjen marrjen nën administrim të vendeve që nuk shlyejnë dot borxhet, duke e anuluar kështu demokracinë qua lirinë). Në të njëjtën kohë këto pabarazi bëjnë të pamundshme vëllazërinë. A mund të jenë grekët – që po etiketohen si dembelë e si mashtrues – vëllezër të gjermanëve, punëtorëve shembullorë? E pamundur të konsiderohen si vëllezër grekët – tash që është hedhur në diskutim në tryeza tepër serioze përzënia e tyre – ndërsa po rishfaqen edhe stereotipizimet e popujve të tjerë (PIIGS – jugorët që nuk e paskan atë “etikën” e veriperëndimorëve, që mashtrokan, që njohin vetëm qejfin e ahengun… ndryshe nga ata që po punojnë sa po u bie bretku në Gjermani). Ky fenomen s’është as i ri, e as i paanalizuar – e rishfaqja e tij gjithashtu luan rol në zbehjen e entuziazmit evropianist brenda e jashtë BE-së. Na del se ky bashkim, i krijuar për të mposhtur nacionalizmat, në rrekjen e tij për të krijuar një tjetër nacion, më të madh e më të qëndrueshëm, nuk paska prurë as barazi, as liri e as vëllazëri. Gjithçka që rreket të sjellë na qenka më shumë siguri për kapitalin e për tregjet, stabilitet për investimet e garanci për lëvizjen e lirë të mallrave e të krahut të punës…

Këto kritika, si dhe shumë të tjera që vijnë prej këndvështrimeve të ndryshme, gëlojnë në ambientet akademike e publike të vendeve të ndryshme evropiane, por jo në Shqipëri. Te ne kritikat ndaj “idesë evropiane” janë të rralla, tingëllojnë disi të çuditshme, e nëse dikush i ngre, nuk ia përtojnë shumë për t’i ngjitur etiketa: “anti-evropian”, “anti-perëndimor”, “anti-integrues”, pra kundër së ardhmes së shndritshme, e në mënyrë implicite, pro së shkuarës së errët. Ndërkohë opinionin ndërkombëtar e përfytyrojmë njësoj si këtë tonin, monolitik, monolinear, e tërësisht pro-perëndimor. Që këndej rrjedhin akuzat e tipit “këtë mendim apo projekt, nuk ta pranon Evropa”, duke pretenduar që ekziston vetëm një Evropë (moniste, ku palët janë dakord të gjitha) pikërisht meqenëse ne na imponohet vetëm një Shqipëri, e tillë.

Themelet

Pyetja thelbësore për t’u shtruar është se pse pikërisht në Shqipëri, por edhe më gjerë ndër shqiptarë, evropianizmi është një projekt politik dominant, i pakritikueshëm, një vlerë tek e cila (sipas sondazheve) e gjen veten një shumicë dërrmuese e popullsisë, pakrahasimisht me vende të tjera, qofshin ato në Evropë, qofshin jashtë?

Përgjigjet më të thjeshta janë përgjithësisht të paplota, edhe deri diku e ekspozojnë arsyen vetëm në nivel partikular, duke pjellë të tjera pyetje. Dihet që Shqipëria nuk ka ndonjë kapitalizëm të sofistikuar, as ndonjë treg domethënës, as ndonjë përqendrim të shqueshëm të kapitalit vendas, kështu që një pjesë e arsyeve politike që nisin prej një këndvështrimi politik të shtresës së sipërme, bien. Po ashtu bien arsyetime të nisura prej shtresave që ndodhen më poshtë, pasi Evropa qartësisht nuk është ndonjë parajsë sociale, parë në dritën e zhvillimeve të fundit. Ç’i bën pra, të gjithë, të mëdhenj e të vegjël, të pasur e të varfër, të dëshirojnë kaq shumë këtë “diell që lind nga perëndon”?

Për t’iu përgjigjur pyetjes ndoshta do duhet të kthejmë vështrimin shumë më pas, në çastet kur u themelua shteti ynë, me institucionet e tij, dhe me ideologjinë që e mban më këmbë, kështu siç ajo shfaqet në diskutimin publik, po edhe në imtësitë private të saj.

Walter Beniamin shkruan tek “Kritika e Dhunës”, se në rrënjë të cilitdo proces institucionalizimi, qëndron një akt i dhunshëm, e premisa ime është se instituimi i shtetit modern shqiptar themelohet në kolapsin shoqëror që përfaqësohet prej eksodit të ’90 – ’91. Themelet e këtij sistemi, përfshi edhe weltanschauung-ët e aktorëve të ndryshëm që e mbajnë gjallë në dialektikën e tyre konstruktive e konservatore fillojnë pikërisht aty, para rrëzimit formal të sistemit, para rrëzimit simbolik të bustit, te qindra-mijërat që vareshin nëpër kavo të anijeve në portin e Durrësit, duke shkelur njëri-tjetrin në një garë të dhimbshme për të ikur prej vetes publike. Ky spastrim etnik gjigand, ndoshta zhvendosja e grupit më të madh të popullsisë – brenda kohës më të shkurtër – që ky vend kish njohur në kohët moderne, u bë gur themeli për pushtetin që pasoi. Ky vullnet kolektiv për të ikur prej kolektives u mitizua, së bashku me individin kurbetqar, heroin e kohës që erdhi. Ikja e tyre shënoi lindjen e ideologjisë së re nga hiri i së vjetrës përmes një dhune pa pararendës. Dikush mundet të mbrojë idenë e zakonshme, se ata njerëz zgjodhën lirinë – lirisht, dhe e gjetën këtë duke shkuar e duke u arratisur prej një kampi përqendrimi. Mirëpo ky shpjegim është i cekët. Dhuna qëndron pikërisht në faktin se ata qindra-mijëra patën vetëm dy zgjidhje, ose të rrinin në vendin e tyre të mjerë, ose të merrnin rrugën e mjerë të kurbetit. Dhuna jetësohet në formën e një shantazhi, në formën e kinse-zgjedhjes së lirë midis vetes tonë publike, shtetit tonë represiv, ose dhunimin tjetërsues që ngjet kur i bashkëngjitesh publikut të tjetrit – duke u bërë më pak se hiçi. Dhuna është mungesa e një alternative të paqtë, ofrimi i mundësive për të zhvilluar vetveten moralisht, shpirtërisht, intelektualisht e materialisht në vendin tënd. Kjo dhunë themelore instituoi këtë shtet që e kemi edhe sot, i cili vijon t’i vendosë shqiptarët masivisht përballë të njëjtit shantazh të dyfishtë. 22 vjet më vonë, shumica “zgjedhin lirisht” të njëjtën alternativë që zgjodhën refugjatët në ’90-’91.

Kjo suazë ideologjike u vu shpejt në provë, Fondi Monetar Ndërkombëtar pruri të ashtuquajturat “Structural Adjustment Programs”, reforma të parapara në famëkeqen “Terapi të Shock-ut”. Jo vetëm që kjo doktrinë u mirëprit e nuk u kritikua, por shoqëria ndihmoi në shumëfishimin e efektit të saj, duke prerë me ndërgjegje të plotë degën mbi të cilën rrinte. Nuk qenë kriminelë ata që vidhnin pronën publike, por popull. Jo rrallë, ata që prisnin pemët frutore e agrumet qenë vetë agronomët, dhe ata që zhvishnin fabrikat prej makinerive të metalta që shkonin për skrap qenë vetë inxhinierët, ashtu si sot, që dija po dëmtohet nga vetë universitarët. E gjithë kjo festë e shkatërrimit rezultonte në më shumë arratisje, e vetë ekzili merrte forma të ndryshme. Një pjesë vetë-ekziloheshin maleve me borë, drejt Greqisë që nuk i priste krahëhapur. Një pjesë nxirrnin dokumente false, ndryshonin emra, fe, profesion për të shkuar. Një pjesë ekziloheshin në terren të imagjinatës, duke iu dedikuar besimit te fitimi i shpejtë (duhet lexuar mirë përqafimi i fortë që shqiptarët i bënë skemave Ponzi krahasimisht me vende të tjera të Evropës Lindore).

Qeveritë shqiptare që pasuan njëra-tjetrën, fillimisht dhunshëm e tash gjithnjë e më paqësisht, s’e vunë kurrë në pyetje këtë dhunë fillestare (e si do të mundeshin, a vihet në pyetje themeli i pushtetit…). Premtimi që përsëritej më shpesh ka qenë integrimi evro-atlantik, një farë vaniteti simbolik që e ka kryer funksionin e vet më të mirë kur është shqiptuar nga gojë të përbindshme e prapë ka qenë në gjendje të paqtojë mllefet legjitime që i lindte një realitet i egër e tragjik në përditshmërinë e vet që zhvillohet jashtë dritave të spektaklit televiziv, jashtë kafeneve e restoranteve të ish-bllokut, apo jashtë lagjeve rezidenciale që janë blloku aktual.

Livin’ on a prayer

Hegjemonia, në një analizë gramshiane, zhvillohet në tre territore të pushtetit, në atë ekonomik, në atë politik, e së fundmi (dhe ndoshta më brutalisht) në atë të kulturës së përbashkët (common sense, që i thotë anglezi). Institucionet që e garantojnë janë ato që Hegeli ia përshkruan publikut, familja, shoqëria civile, dhe shteti. Kështu edhe në rastin tonë, ideologjia evropianiste, kjo ide e largimit prej publikut ku jemi bashkëpjesëtarë (në krim/krijim) te publiku ku jemi të huaj (se krimin fillestar e ka bërë tjetri), mund të analizohet si e shtrirë në këto terrene.

Pra kemi shtetin evropianist, forcat e armatosura ndërkombëtare që forcojnë prezencën e tyre ndërkohë që zbehen ato kombëtaret. Shteti ofron institucionet që imponojnë stabilitetin. Policia dhe politika janë legjitimueset e këtij stabiliteti. Brutaliteti në fjalë, ndryshe nga situatat tipike, nuk përfshin vetëm përdorimin e forcave të armatosura vendase, për të instaluar tretjen e subjektit shqiptar në perëndim, shuarjen e tij dhe stabilizimin e situatës së re. Brutaliteti mbështetet edhe nga pushtetet e jashtme, perëndimorët që si keyword për këtë anë të botës kanë stabilitetin. Ruajtjen e status quo-së. Siç thotë dhe kënga e sipërpërmendur, we gotta hold on to what we got…

Ekonomikisht Shqipëria është shndërruar në një periferi tipike perandorake, në një vend që shërben vetëm për të prodhuar trupa (se mendimi, ai që prodhon zhvillim edhe rregull vjen nga importi), qofshin këta trupa krahë të lirë pune, apo mish për top, apo femra për trotuare të qendrës. Publikisht kjo është quajtur liberalizim i tregut, edhe pse në fakt ka qenë asgjësim i prodhimit dhe shndërrim në një ekonomi tërësisht tregtare, pra tërësisht të varur prej së jashtmi, me një bilanc që shkon prej shiut në breshër. Privatizimi i industrisë ekzistuese në fakt ka qenë vetëm shitje e tokës, pasi ka rezultuar jo në zhvillim të industrisë, por në vdekjen e saj. Qendra e ekonomisë qëndron gjithnjë e më jashtë, te investimet e huaja (a janë e ku janë?), te remitancat, te ndihmat (nëse kujtojmë pakot me lëmoshë që shoqëronin reformat strukturore). Mirëpo në të njëjtën kohë ekonomia përfaqëson një prej aktiviteteve të rëndësishme të shoqërisë, e kur ajo është ekscentrike (qendërjashtësuar) shoqëria fillon të sillet çuditshëm. Duke kuptuar se pakogjë ka mbetur në duart e saj, shoqëria civile shndërrohet në një kor eumenidesh, shoqëria nis të lutet që gjithçka do të shkojë mirë, që dikush prej së jashtmi do ta zgjasë dorën, shoqëria nis të jetojë brenda lutjes së saj. Si në këngën e Bon Jovi-t, (shpeshherë këngët e shëmtuara ekspozojnë të vërtetat e një realiteti mjeran). Living on a prayer.

Kjo ekonomi është thelbësisht e politizuar, jo vetëm për shkak se prodhon pushtetin për ata që (tashmë tradicionalisht) sundojnë në këto 20 e ca vjet, po edhe për shkak se si parim kryesor ka konformimin me tregjet globale – siç po quhen zyrtarisht ekonomitë e zhvilluara në mënyrë të pabarabartë, që riprodhojnë dominim e që ngurtësojnë shtresëzimin. Pikërisht përmes riprodhimit dhe zgjerimit të diferencave imponohet fondamentalizmi i tregut si e vetmja rrugë, e cila paketohet bukur, herë prej njërës palë e herë prej tjetrës, kur vjen puna te fushatat elektorale apo lokale. Kultura e mirëpranuar që prej familjes patriarkale e gjer te ish-çunat e ish-gocat trendy të shoqërisë civile, apo opinionistëve nëpër gazeta, që ripërtypin të njëjtin bar, duke mos dashur të shkelin parime të reja. PD-ja e PS-ja (edhe me programin e ri të fundit) i blatohen garës, ndërsa meritokracia shfaqet si vlera kyç për një mentalitet tipik borgjez, që synon të luftojë korrupsionin sepse mendon se vetëm kjo është e keqja e kësaj që po ndodh. Qëndrim tipik borgjez, përmes një morali sipërfaqësor që fsheh pranimin e shtypjes, dominimit dhe pabarazisë si inherente, ndërkohë që ngre shqetësimin e cënimit të prekjes së pronës private nga të korruptuarit. Retorika anti-korruptive është shtylla përbashkuese e palëve politike sidomos kur ato janë në opozitë, duke mohuar kritikën esenciale e duke u ndalur te ajo moralizuese e moraliste. Të përbashkuar kundër vjedhjes, pa analizuar arsyet se pse ndodh ajo, të përbashkuar kundër atyre që nuk e meritojnë pasurinë e shkëlqimin – që rezervohet veç për më të mirët. Jo për kushërinjtë e dajallarët, po për më të mirët. E mira vjen në pushtet, take my hand and we make it someday…

Ndërkohë individi që i hyn kësaj gare barazohet me pionierin e filmave western. Ai që prej njëzet e kusur viteve dëshiron të shkojë drejt një horizonti perëndimor që përditë ndryshon (parafrazimi nga Paul Virilio). Sa më shumë përparon pionieri, aq më shumë largohet horizonti. Kjo është veti tipike e horizonteve virtuale, ato të përcjella mes mediave (që në momentin ngjizës kanë qenë italiane, e sot është Hollywood-i botëror), mes rrjeteve sociale, mes informacionit të marrë në universitetet private, prej profesorësh të arsimuar në google, apo prej thashethemit të përgjithshëm. E megjithatë, politika, shteti, institucionet e shoqërisë civile a tregtare, me qindra syresh vijojnë të përsërisin se rruga e nisur në ’90 – ’91 duhet vazhduar cause it doesn’t make a difference if we make it or not. Të gjithë vazhdojnë të tundin para syve të ndonjë të hutuari gogolët e dordolecët e ish-komunizmit apo ish-fashizmit, Sadamin, Ghaddaffin, Kim Jong-Un apo Chavezin e të tjerë. Besnikëria ndaj shantazhit fillestar mbetet maksimale, vërejtjet që nuk konformohen, reduktohen ad-enverum.

E megjithatë, Qendra e këtij pushteti gjendet në Evropën e Bashkuar. Ajo është parajsa e premtuar për këtë purgator, edhe pse me mesazhet që jep konfirmon se gjithnjë jemi half-way there. Telosi religjioz, e pambërritshmja në këtë botë, konfirmon procesin e sakrificës dhe flijimeve, të pabarabazive, të vëllazërive që ta mohojnë subjektivitetin (grekët mund të ishin shumë mirë sot, po të ishin si gjermanë, madje pse jo gjermanë), të jo-lirive që dalin në sipërfaqje psh. si austerity measures, si masa shtrënguese. Ca e shohin këtë punë si një gotë gjysmë plot, e ca si një gotë gjysmë bosh. Mirëpo kjo punë duhet parë ndryshe. Nuk ka kuptim sot të jesh evroskeptik apo evroentuziast. Sot është e domosdoshme të ndryshohen termat, pikërisht prej konceptit fillestar revolucionar publik, të flitet me terma të lirisë, barazisë e vëllazërisë, si kondita që duhen plotësuar jo veç mes individëve, po edhe mes subjekteve publike, kombeve e popujve. Vetë internacionalizmi (në thelb ndër-subjektiv) duhet shkëputur e duhet shpëtuar prej mbivendosjes së globalizmit (asimilues e shtypës). Në linja të tilla duhet të mendohet një tjetër Evropë, pa qendra e periferi, pa zhvillim të diferencuar, e mbi të gjitha pa mohim të subjektivitetit nacional. Çdo projekt tjetër do të vazhdojë të pjellë dhunë për ne, që edhe pse ende s’jemi pjesë e BE-së, tashmë jemi pararojë e dedikimit popullor evropianist, e në fakt rezultojmë si kombi më evropianist brenda e jashtë Evrope.

(Teksti i mësipërm përmban, ndoshta më shumë sesa duhet, fjalë anglisht. Mirëpo kjo është lingua franca e perandorisë së re, qytetar i së cilës nuk mund të jesh pa zotëruar aftësitë komunikative në këtë gjuhë. Madje as punë nuk gjen dot. Me sa duket këtë e ka kuptuar mirë qeveria shqiptare, që po kujdeset të imponojë provimin në anglisht për secilin të diplomuar universitar).

Rruga e vështirë drejt Europës
Nga Aleksandër Meksi

Nuk besoj se ndonjë nga ata që në dhjetor të vitit ’90  brohoritën “E duam Shqipërinë si gjithë  Europa”  do të mendonte në atë kohë, se edhe pas dy dhjetëvjeçarësh, sot, ende do të ishim shumë larg të qenit qytetarë të Europës së Bashkuar.

Gjatë gjithë viteve të diktaturës komuniste shumica e shqiptarëve  ëndërronte Europën, por shumë pak prej tyre arrinin të shkonin atje. Shumë nga ata që tentuan të kalojnë  kufirin, mbetën në kufi, e të tjerë burgjeve, dhe kur fliste ndonjë fjalë për Europën. Me rënien e komunizmit u hapën portat për në Europë por, deri para pak kohë shkuarja atje bëhej me viza dhe në mënyrë masive si klandestin. Sot Shqipëria ka nënshkruar asocimin dhe  vizat janë liberalizuar, çka përbën një arritjet mjaft të madhe të periudhë së pluralizmit. Nuk duhet harruar se Shqipëria ka marrë ndihma të vazhdueshme nga Europa dhe ne shqiptarët duhet t’i jemi mirënjohës  për mbështetjen e madhe që na dhanë , në vitet e vështira 1991-1994,  sidomos për plotësimin e nevojave ushqimore, kaq të domosdoshme për shqiptarët në atë kohë.

Gjatë këtyre viteve herë i jemi afruar e herë i jemi larguar Europës, dhe nënvizoj, nuk na është larguar ajo,  i jemi larguar ne. Dhe kjo është e rëndësishme të kuptohet e të kihet parasysh, sepse jemi ne që duhet të shkojmë atje duke ndryshuar e përparuar. Pra gjithçka varet nga politika shqiptare, por dhe  nga ne, për mbështetjen që i japim asaj,  liderëve, që janë po ata- të përhershmit. Marrja e Statusit të vendit Kandidat, por dhe anëtarësimi më vonë, varet nga rezultatet që ne arrijmë, d.m.th nga shkalla e demokratizimit të vendit, nga shkalla e respektimit të të drejtave të njeriut, nga zhvillimi real i ekonomisë, nga liria e medias, nga përafrimi i legjislacionit tonë me atë të Europës së Bashkuar, e sidomos nga zbatimi real i tyre d.m.th. të jepet  drejtësi dhe të kemi një shtet ligjor të vërtetë. Të gjithë këto parakushte janë mjaft të qarta dhe përmbushja e tyre përbën një detyrë shtëpie sa të vështirë,  aq dhe të nevojshme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Secili prej qytetarëve ka të drejtë të shtroje pyetjen përse politika aktuale nuk punon për të vënë në jetë këto detyrime.? Por, po kështu cilido ka të drejtë të na pyes neve qytetarëve çfarë bëni ju që të realizohen sa më parë këto detyra.? Pyetjet janë më se të drejta dhe kërkojnë  përgjigje e zgjidhje.

Jashtë çdo dyshimi, përmbushja e kërkesave të shtruara përpara   Qeverisë shqiptare dhe klasës politike  i ngarkon ato me përgjegjësi, pra dhe me detyrimin për shpjegime, jo sempliste përpara opinionit publik, për shkaqet e mosrealizimit të kërkesave. Edhe opozita ka detyrimet e saja sepse deri më sot as ajo nuk i ka bërë të qartë shqiptarëve se cilat ishin pyetjet e Bashkimit Europian për Qeverinë e çfarë kontributi jep ajo për plotësimin korrekt të tyre, d.m.th. sipas normave evropiane. Roli i opozitës është qenësor; nga njëra anë për të bashkëpunuar aktivisht dhe me amendamente e jo pseudokonsensuse në realizimin e kërkesave, kur është fjalë për legjislacionin, dhe, nga ana tjetër, të kritikojë kur nuk përmbushen apo janë fiktive e formale veprimet e Qeverisë për këto probleme. Por, jo më pak e rëndësishme është përgjegjësia e opozitës për faktin që asnjë herë nuk  ka ndërmarrë hapa për të sqaruar publikun  në detaje për kërkesat europiane, që  edhe këto ditë flitet  por askush nuk di të na i numërojë.  Për të gjitha këto duhet të jetë transparente në veprimet e qëndrimet e saj, duke dhënë dhe shpjegimet përkatëse.

Pra, si Qeveria ashtu dhe Opozita, për të mos thënë gjithë klasa politike shqiptare, nuk kanë realizuar një proces transparent, shpjegues dhe  llogaridhënës përpara shqiptarëve, duke e mbështetur në një skenar me temën: na votoni ligjet me 3/5 të votave, sikur kaq të thjeshta janë problemet tona, e se po u bë kjo ligjet do zbatohen, kur  fjala është për reforma të thella demokratike, çka na bind,  se ajo që po ndodh,  me sa duket, varet nga kuptimi që ata kanë për demokracinë.  Prandaj çdo  ditë e më tepër, po  japin shfaqje të autoritarizmit me parullën jo demokratike që ligji dhe shteti jam unë  ( në njëjës ).

Një ndihmesë me vlerë mund të jepte edhe shoqëria civile, sidomos ato OJQ..(OJF) që kanë si veprimtari të tyre integrimin në BE ose dhe aspekte të ndryshme të kësaj problematike. Pak kanë bërë për të shpjeguar hapat  që duhet të ndërmerren nga shteti për  marrjen e  Statusit të vendit kandidat, detyrimet që duhen përmbushur, përfitimet që do të kemi, madje edhe të mos mjaftohen vetëm me kaq, por dhe të na sqarojnë rrugën që do të shkelim nga marrja e Statusit të vendit kandidat deri në anëtarësimin e plotë ne BE, si dhe kohën që do të duhet për këtë, për të mos pasur iluzione të kota që mpijnë veprimin.

Shoqëria civile dhe mediat, është fjala për ato OJQ e media që nuk mbështeten dhe veprojnë me fonde të palëve të politikës shqiptare, të dhëna qoftë drejtpërsëdrejti ose tërthorazi, mund të luajnë  një rol mjaft të madh dhe pozitiv duke sqaruar publikun me imtësi dhe me fushata informuese, por edhe duke sonduar perceptimet e publikut (të shtresave dhe bashkësive), për problemet e veçanta të kësaj rruge dhe për sjelljen e politikës. Një punë e tillë, krahas asaj që duhej të zhvillonte Qeveria dhe Opozita, do të na bënte të vetëdijshëm e kërkues, do të mundësonte të kishim një gjykim real për punën e deritanishme dhe çfarë mbetet për të bërë dhe si. Kështu, do të mund të gjykonim më mirë si për përgjegjësitë e klasës politike, ashtu dhe tonat si qytetare. Edhe kjo është një fushë ku për stadin dhe problematikën e sotme Bashkimi Europian mund të ndihmonte me mbështetje  kërkimeve,  të cilat lidhen me ngecjet dhe diskutimet që lindin gjatë rrugës sonë  drejt Europës.

Të lodhur nga kjo pritje e stërzgjatur, shqiptarët kërkojnë të dinë më shumë për rrugën dhe për Europën. Ky ndërgjegjësim do të luante  rol pozitiv në plotësimin e detyrave dhe në kërkimin e llogarisë, por dhe vetë qytetarët në këtë proces vetëdijesimi, si ta themi, do të “europianizohen” në mendësinë dhe sjelljen  e tyre politike e shoqërore.

Europa e Bashkuar mbetet destinacioni i dëshirave i shumicës dërrmuese të shqiptarëve, por edhe po aq i pashmangshëm. Kjo duhet të shtyjë dhe nxise forcat politike të cilitdo orientim, të punojnë për këtë qëllim, realisht e konkretisht, me plane e afate të përcaktuara qartë dhe, mbi të gjitha, transparente për publikun. Këto të fundit kanë munguar dhe janë deri-diku arsyet e mos plotësimit të 12 kushteve dhe detyrave bazë (këto ditë na thanë se kemi plotësuar vetëm një), duke u fshehur,  e përsërisim, mbas disa ligjeve  me 3/5-tat, ndërkohë që problem është mungesa të theksuara në dhënien e drejtësisë, pavarësia e sistemit nga politika, dhe jo aq mangësitë në ligje dhe gjykata. Mendoj se problemet e drejtësisë shqiptare kërkojnë nga e para një qasje tërësore e më të plotë dhe shqyrtime të strukturave dhe ligjeve  deri dhe tek vetë Kushtetuta.

Për marrjen e Statusit të vendit kandidat politika shqiptare duhet të gjejë gjuhën e përbashkët, dhe për këtë, mendoj se një tryezë e mirë pune duhet të jetë Komisioni Parlamentar për Integrimin, pranë të cilit duhet të ketë (apo thërriten) ekspertë, përfaqësues të  forcave politike jashtëparlamentare dhe njerëz të mediave që njohin problematikën. Ajo tryezë mendoj se është dhe vendi ku duhet të hartohet plani i punës me afatet për secilën fushë. Ndërkohë opinioni publik duhet të informohet për çdo mbledhje, e periodikisht dhe me hollësi, për situatën në të cilën ndodhen realizimet e detyrave  dhe bisedimet me përfaqësuesit e Bashkimit Europian, e sidomos vërejtjet e tyre.

Jashtë çdo dyshimi për mua një rol themeltar e pozitiv, do të duhej të luante Presidenti i Republikës, por, për fatin tonë të keq një pjesë e politikës e injoron dhe refuzon atë, duke i hequr shqiptarëve një institucion garant shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e Kushtetutës dhe rendit demokratik, ashtu dhe rolin që mund të luante si ndërmjetësues e gjykues mes palëve.

Njëherazi me ta, mendoj se i takon dhe prezencës së  Bashkimit Europian në Tiranë të informohet nga politika dhe të ndihmojë tryezën, me ekspertizë e këshilla e pse jo, dhe vërejtje por, dhe të informojë publikun për mangësitë, dështimet, realizimet  dhe detyrat imediate. Kjo do të ishte mjaft e dobishme meqenëse nga dy forcat politike (pozita dhe opozita) dëgjojmë opinione diametralisht të kundërta dhe vetëm akuza të ndërsjella, ndërsa tryezat janë kthyer  në duel këndesash. Nuk duhet lënë pa përmendur ndihmesën e dhënë nga ambasadori i prezencës së BE-së dhe disa ambasadorë të tjerë  të vendeve europiane, të cilët herëpashere  mjaft qartë, kanë folur për sjelljen aspak europiane të politikës shqiptare dhe  përgjegjësitë e saj  për bllokimin e procesit të integrimit.

Shqipërinë dhe shqiptarët do t’i ndihmonte së tepërmi në këtë rrugëtim për në Europë një  qëndrim më konstruktiv i strukturave të larta dhe i përfaqësuesve të politikës europiane duke përcaktuar më mirë problemet negative tonat, d.m.th. më me hollësi diagnozën, por dhe duke dhënë, që për ne është shumë të rëndësishme, zgjidhjet dhe modelin. Pra duke na i përcaktuar qartë gabimet dhe mënyrën se si duhet bërë riparimi dhe sipas cilit model. I kemi thënë këto se kemi shikuar, që vërejtjet e përgjithshme nuk bëjnë shumë efekt këndej anëve tona, pasi dhe harrohen shpejt.

Po kështu, shohim të përmenden shpesh akuza për sistemin e d rejtësisë dhe korrupsionin, të cilat janë të vërteta por, pak ndihmë konkrete jepet në luftën kundër korrupsionit, kontrabandës dhe evazionit fiskal. Në këto fusha, mundet dhe për shkak të krizës së fundit ekonomike, Perëndimi po zhvillon një luftë intensive për të zbuluar keqbërësit. Përvoja  e tyre si dhe ndihma konkrete me investigimin e të dhënave   në këtë luftë që lidhen me ne,  do të ishin mjaft më të dobishme se sa vërejtjet.

Qëndrimi kritik i Europës ndaj veprimeve jo të rregullta të politikës dhe politikanëve shqiptarë, të cilët pengojnë  rrugëtimin tonë, është i nevojshëm për të evidentuar ata që veprojnë kundër integrimit, sepse nuk dëshirojnë shtetin ligjor, demokracinë dhe ekonominë e tregut të lirë, por autoritarizmin, monopolet dhe interesat e një rrethi të ngushtë në dëm të shoqërisë shqiptare. Kjo ndihmë do të ishte e nevojshme dhe në fushën e ekonomisë duke i përcaktuar qeverisë shqiptare disa kufij që nuk duhen kapërcyer. Për më tepër,  me ngjarjet e fundit post-krizë, rregulla të detyrueshme i janë vënë dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian, në drejtim të kufijve për deficitin buxhetor, sistemin dhe normat fiskale dhe  përqindjen e borxhit ndaj G.D.P., ashtu dhe marrëveshje për luftën kundër evazionit. Njëherazi do të mënjanohen dhe mburrjet e kritikat e ndërsjella për këto probleme.  Me këtë “ndihmë” ne do ta kemi dhe më afër jo vetëm Statusin, por edhe  anëtarësimin në Europë, ëndrrën tonë të kahershme.

Shqipërinë mund ta ndihmojë dhe mbështetja financiare në fushën e  ekonomisë, nëpërmjet investimeve në infrastrukturë, d.m.th. rrugët që e lidhin me vendet fqinjë dhe rrjetin evropian të rrugëve, në arsim dhe shëndetësi për të përmirësuar strukturat dhe pajisjet që të ngrihet niveli dhe cilësia e shërbimeve. Pra, një përpjesëtim më të  mirë, apo më  dobiprurës, ndërmjet programeve përmirësuese të strukturave qeverisëse dhe atyre me impakt direkt në ekonomi, që janë të ndërvarura me njëra-tjetrën. Është një ndihmë e dhënë paraprakisht dhe që do të na shtohet kur të jemi pjesë integrale e Europës së Bashkuar. Por, sidoqoftë, do të jemi ne shqiptarët ata që do ta ndërtojmë e do ta shkelim rrugën për në Europë.

A e ka ndryshuar Europa konceptin për Europën?
Nga Mark Marku

Filozofi gjerman Jurgen Habermas, në një shkrim për të ardhmen e Europës  shkruar shumë kohë para shpërthimit të krizës së borxheve në zonën europiane, pati deklaruar se nëse Europa do të donte të gjente një zgjidhje për mungesën e efikasitetit në marrjen e vendimeve të institucioneve të saj duhej të ndërmerrte një reformë të thellë që sipas tij do të çonte “në një ministër të jashtëm të vetin, në një president të zgjedhur drejtpërdrejt dhe në një bazë të vetën financiare”. Derisa kriza nuk kishte shpërthyer ende, propozimi i Habermasit, mbeti thjesht një ide (si shumë ide të tjera). Por ja që ideja e Habermasit ka filluar të shfaqet si thelbi i projektit të Europës së ardhshme, dhe reforma për të cilën ai fliste, po bëhet realitet ose po synohet të shndërrohet në realitet.

Ndryshimet e propozuara nga kancelarja gjermane Merkel, nga presidenti francez Sarkozi dhe nga aktorë të tjerë të rëndësishëm të skenës politike europiane janë pak a shumë një rimarrje e tezave të Habermasit, veçse të zbatuara në përputhje me atë që ka ndodhur në Europë dhe në botë që prej fillimit të krizës.

Është pra thuajse e sigurt se  Europa që do të dalë nga kriza aktuale do të jetë shumë e ndryshme nga Europa e para krizës. Kriza ka shkundur jo vetëm financat e Europës, por gjithë projektin e Europës. Pikërisht atë projekt që jo më larg se dy vjet më parë dukej se kishte marrë një formë pak a shumë të qartë: Një Europë e bashkuar ekonomikisht, deri diku politikisht, fare pak në politikën e jashtme, një Europë diverse dhe harmonike njëherësh, herë e fuqishme dhe e pafuqishme, me pushtete që herë-herë koordinoheshin, por që në jo pak raste e fusnin në krizë vetë funksionimin e Europës së Bashkuar, një Europë që, megjithatë, funksiononte, që, megjithatë, ishte e dobishme, që, megjithatë, zgjerohej dhe fuqizohej.

Por ja që dy vjet më parë shpërtheu kriza e borxheve të Greqisë. Pastaj erdhi kriza irlandeze. Pastaj u pa se nga e njëjta sëmundje vuante edhe Portugalia, Spanja, Italia dhe ndoshta edhe Franca. Tregjet financiare u përfshinë nga paniku. Euro u fut në krizë, ekonomia europiane gjithashtu. Vetë Europa. Në këto dy vjet dolën në shesh shumë probleme që opinionit publik europian i ishin fshehur: papërgjegjshmëria e administrimit të financave publike nga disa shtete, evazioni fiskal dhe shpenzimet e shfrenuara, mungesa e stabilitetit dhe kontrollit financiar, fluiditeti i mitit të rritjes ekonomike e kështu me radhë. Por mbi të gjitha kjo krizë nxori në pah një Europë me dy ritme, me dy standarde, me dy mentalitete. Një Europë që i shkakton problemet, kryesisht pjesa jugore e Europës (Greqia, Portugalia, Spanja, Italia), dhe një Europë që merr përsipër faturën e këtyre problemeve. Dy politika: njëra e përfaqësuar nga Gjermania që kërkon reformimin e ekonomive dhe të politikave europiane sipas modelit të saj dhe një tjetër e përfaqësuar nga vendet në krizë që edhe pse i kanë ekonomitë e tyre në prag të falimentimit, nuk janë të gatshme të ndërmarrin reformat më të domosdoshme për të dalë nga kriza.

Në këtë përplasje, e ardhmja e Europës konturohet më qartë. Si pa e kuptuar, kemi hyrë në një proces rikonceptimi të Europës së Bashkuar. Edhe nëse është ende herët për ta ditur se si do të jetë kjo Europë e rikonceptuar, jemi ende në kohë për të kuptuar se si ajo nuk duhet të jetë. Gjermanët të mbështetur nga francezët propozojnë masa restriktive për ekonomitë në krizë duke i kushtëzuar ndihmat me reforma radikale të dhimbshme. Propozimet e tyre që, në fakt, janë një revizionim i rëndësishëm i Traktatit të Lisbonës, e modifikojnë jo pak Europën e Bashkuar. Masat e propozuara  u heqin shumë kompetenca buxhetore dhe fiskale qeverive nacionale dhe i japin një rol gjithnjë e më të madh Bankës Europiane. Një ndryshim i tillë është pritur jo pa rezerva nga qeveritë e vendeve në krizë, pasi në këtë ndryshim ato shohin të përvijohet në horizont projekti i një Europe të Bashkuar ku ekonomitë më të fuqishme kanë edhe rolin më të madh, gjë që bie në kundërshtim me konceptin e një Europe ku shtetet, pavarësisht peshës ekonomike, territorit apo popullsisë, e ndajnë rolin në mënyrë të barabartë. Ekziston normalisht një tension i fortë dhe një rezistencë ndaj këtij projekti. Anglia e ka kundërshtuar haptazi projektin kontinental dhe të njëjtën gjë po bën edhe Greqia sot, e në të ardhmen mund ta bëjnë edhe vendet e tjera. Megjithatë, pjesa më vitale e Europës nga pikëpamja ekonomike, veriu i Europës ngulmon për rregulla të reja, të ashpra dhe të njëjta për të gjithë, për një Europë më të kordinuar nga rregullat, më të disiplinuar finaciarisht, më të përqendruar politikisht. Avangarda e vendeve  që synojnë reformimin e Europës të kryesuara nga Gjermania është e vendosur për të mos i toleruar më  dy standartet e zhvillimit ekonomik, administrimit si dhe zhbalancimin e madh që ka ekzistuar deri tani mes kontributeve dhe përfitimeve pavarësisht rezistencës së pjesës tjetër të Europës.

Ky ndryshim konceptual i ridimensionon marrëdhëniet e një pjese të Europës me pjesën tjetër, pra me vendet që janë  pjesë organike e Komunitetit Europian si Greqia, Portugalia, Italia, Spanja apo edhe vendet e Lindjes si Hungaria, Bullgaria, Rumania.  Por ky ndryshim prek edhe vende që aspirojnë të përfshihen në të ardhmen në BE si Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Serbia. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se ky ndryshim është shumë i rëndësishëm pasi synon ndërtimin e  një marrëdhënieje të re mes secilit vend dhe Bashkimit Europian. Në këtë marrëdhënie, vendet e anëtarësuara për motive politike, por që nuk i plotësojnë standardet, ashtu si edhe vendet e tjera që trokasin në dyert e Europës, nuk mund të vazhdojnë të jenë apo të synojnë të jenë pjesë e BE-së për arsye gjeopolitike. Kriza i ka bërë vendet dhe qeveritë europiane më kontribuese shumë skeptike dhe kritike ndaj haraçit që duhet të paguajnë për të mbajtur në këmbë ngrehinën e stërmadhe europiane. Duket se entuziazmit politik të ndërtimit të modelit politik europian i ka ardhur fundi. Jemi futur në fazën e realizmit, për të mos thënë të kriticizmit të tij.  Europianët më kontribues, nuk i gëzohen më faktit se Europa zgjerohet, se të gjitha vendet që nuk janë aty duan të bëhen pjesë e Europës. Ata janë tashmë duke bërë llogaritë se sa u kushton një projekt i tillë.

Vendet përfituese dhe problematike pjesë e të cilave jemi edhe ne (ata që janë pjesë e BE-së dhe ata që pretendojnë të përfshihen në të) nuk duhet ta shohin Europën vetëm si një mundësi të zhvillimit ekonomik dhe të përfitimit të fondeve prej saj. Një marrëdhënie e tillë duket se nuk do të vazhdojë gjatë. Tashmë ka ardhur koha që përfitimi që do të kemi nga integrimi të këmbehet me kontributin që do të ofrojmë në shkëmbim të integrimit. Sensi i përgjegjësisë europiane nuk mund të jetë i njëanshëm. Europa e pas krizës do të jetë ndryshe dhe e ndryshme do të jetë edhe marrëdhënia jonë me të.

Integrimi europian në këndvështrimin ekonomik
Nga Zef  Preçi

Tashmë kur kanë kaluar më shumë se dy dekada nga ndryshimet sistemike që përgatitën lënien pas të ekonomisë së centralizuar, dhe sidomos duke gjykuar nga niveli i sotëm i zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, mund të thuhet pa mëdyshje se ashtu si në shumë vende të tjera të Europës Qendrore dhe Lindore, përvoja e Shqipërisë me tranzicionin ka qenë vërtet e dhimbshme. Siç dihet, menjëherë mbas rënies së komunizmit, ekonomia shqiptare kaloi në një gjendje kolapsi, në vend u shfaqën probleme të mprehta sociale, ndërsa emigracioni u shndërrua në një dukuri masive.

Pavarësisht reformave strukturore të rëndësishme të viteve të para të tranzicionit, stabilizimit makro-ekonomik të arritur mbas krizës së vitit 1997, rritjes ekonomike të qëndrueshme për gati një dekadë dhe performancës fiskale të pëlqyeshme të viteve të fundit, ekonomia shqiptare mbeti një ekonomi kryesisht e bazuar në sektorin bujqësor dhe shërbime, ndonëse edhe bujqësia ishte dhe është mjaft e fragmentuar, jokonkurruese dhe vetëm një pjesë e vogël e saj është e aftë të ofrojë mallra për treg. Ndërkaq vitet e fundit, për shkak edhe të implikimeve të krizës ekonomike globale, faktorët e rritjes së produktivitetit në ekonominë shqiptare kanë shfaqur prirjen e ngadalësimit, gjë që mesa duket përbën një kushtëzim të rëndësishëm në procesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

E kur flasim për anëtarësimin në BE, në këndvështrimin ekonomik, ky proces ka të bëjë me plotësimin jo vetëm të kriterit politik (stabilitetit të institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, si dhe respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve) dhe njohjen e pranimin e legjislacionit përbashkët të BE – Community acquis (aftësisë për të marrë përsipër detyrimet që burojnë nga anëtarësimi, duke përfshirë edhe bindjen kundrejt qëllimeve të bashkimit politik, ekonomik dhe monetar), por edhe plotësimin e kriterit ekonomik – ekzistencën e një ekonomie tregu funksionale dhe aftësinë për të ndërvepruar me presionet dhe forcat e tregut brendapërbrenda BE-së. Natyrisht që këto parime janë sanksionuar dhe zbërthyer në dhjetëra dokumente bazë të Bashkimit Europian që zënë fill në vitet ’50 të shekullit të kaluar, dhe janë përpunuar hap pas hapi në përputhje me rrethanat specifike të vendeve të veçanta.

Në një koncept më të thjeshtë, procesi i integrimit europian për secilin prej vendeve që është anëtar, është futur në këtë proces apo synon të përfshihet në të ardhmen,  themelor mbetet bashkëpunimi ekonomik me vendet fqinje si një rrugë që krijon interesa të përbashkëta, shton shanset e pajtimit dhe kapërcimit të problemeve të krijuara nga konfliktet e së shkuarës, duke ndihmuar kështu në zhvillimin e lidhjeve paqësore dhe të dobishme ndërmjet vendeve dhe kombeve. Dhe shembull për këtë janë padyshim Gjermania dhe Franca.

Perceptime rreth bashkëpunimit ekonomik të Shqipërisë me BE-në dhe pritshmërive të qytetarëve nga ky proces

Në një plan më të gjerë, nuk ka dyshim se perspektiva europiane e Shqipërisë, ashtu si për vendet e tjera të Ballkanit duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës, është një proces i qëndrueshëm dhe i pakthyeshëm, ndonëse i vështirë për t’u parashikuar në kohë. Parakushtet mbeten po ato: shtet i fortë me administratë eficiente, forcim i shtetit ligjor, përmirësim i kushteve për rritjen ekonomike dhe zgjerim i bashkëpunimit rajonal. E këto parakushte i janë paraqitur qeverisë shqiptare shumë kohë më parë – qysh në vitin 1999. Ndonëse për një pjesë të mirë të këtyre proceseve mungojnë të dhënat e detajuara që mund të argumentojnë këto procese, nga raporte, studime, analiza, të dhëna statistikore, etj., mund të arrihet në përfundimin se pavarësisht hapave para-prapa, ngadalësisë së procesit, etj., mbështetja publike, nga ana e komunitetit të biznesit, shoqërisë civile, etj., ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë ka qenë dhe mbetet mjaft e lartë, ndoshta ndër përparësitë kryesore të axhendës zhvillimore të vendit. Pavarësisht kësaj dhe faktit se qeveritë shqiptare të dekadës së fundit kanë qenë të angazhuara për këtë përparësi, dhe në disa raste, posaçërisht gjatë dy viteve të fundit ato kanë dështuar në adresimin e tyre në mënyrë të përshtatshme si dhe në arritjen e rezultateve të prekshme në interes të qytetarëve të vendit. Në këtë mënyrë, duket sheshit se zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i vendit është ngadalësuar dukshëm së bashku me vetë procesin e integrimit europian të tij…

Vlen të theksohet se në momentin aktual të procesit të integrimit europian vihet re një rritje e ndërvarësisë midis zhvillimeve politike dhe reflektimit të tyre në aspektin ekonomik të këtij procesi. Ndërkaq është po aq e qartë se reformat ekonomike dhe politike të ndërmarra në vend karakterizohen nga adoptimi në vijimësi i kuadrit legjislativ, i cili nga ana e vet përbën padyshim edhe demonstrimin kryesor të orientimit pro-europian politik, ekonomik e social të vendit në përgjithësi dhe të klasës politike drejtuese në veçanti. Për fat të keq, po kaq evident është edhe fakti se zbatueshmëria e këtij kuadri, ashtu si dhe vetë funksionimi i shtetit të së drejtës në tërësi, është përkeqësuar, duke nxitur mosbesimin e qytetarëve dhe biznesit ndaj institucioneve vendase, si dhe duke ushqyer pritshmëritë e gabuara për zgjidhjen “europiane” të problemeve “shqiptare”, gjë që tingëllon sa naive aq edhe e pambështetur në raportet reale institucionale të Shqipërisë me BE-në.

Gjithashtu duhet pranuar se përgjithësisht, jo vetëm në radhët e qytetarëve të thjeshtë, por edhe në radhët e administratës publike, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe madje edhe të mas-medias ekziston një perceptim disi naiv i tërë procesit të integrimit europian të Shqipërisë, perceptim që nga njëra anë përjashton apo shpërfill thuajse plotësisht kostot e këtij procesi apo aspektet ekonomike, si dhe e redukton integrimin në lirinë tashmë të fituar të lëvizjes nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së. Dmth lihen jashtë këndvështrimit publik zhvillimi ekonomik, forcimi i shtetit ligjor dhe demokratizimi, duke e parë lëvizjen e lirë (pa viza) të qytetarëve shqiptarë të shkëputur dhe jashtë kontekstit të lëvizjes së lirë të kapitaleve dhe biznesit brenda dhe jashtë vendit; mundësisë së punësimit të lirë në vendet e BE-së, etj.

Në aspektin e hapjes së ekonomisë shqiptare, sipas të dhënave të Raportit të Progresit të Shqipërisë për vitin 2011 rezulton se ky proces ka vazhduar të përparojë edhe gjatë dy-tri vjetëve të fundit. Vëllimi i importeve dhe eksporteve të mallrave dhe të shërbimeve të Shqipërisë në vendet e BE-së zinte pak më shumë se 86% te GDP  në vitin 2010 nga 82% në vitin paraardhës. Ndërsa vëllimi i importit dhe eksportit të mallrave dhe shërbimeve u rrit me një ritëm më të shpejtë se në vitin 2009. Në këtë mënyrë, BE-ja mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë me rreth 3/4 e eksporteve dhe të importeve të marrë së bashku (2010), ndërsa Italia dhe Greqia së bashku zënë rreth 70% të totalit të volumit të tregtisë së mallrave. Në përgjithësi, BE-ja mbetet partneri tregtar kryesor i Shqipërisë edhe në fushën e investimeve, ndërsa tregtia me vendet e CEFTA-s është në rritje.  Megjithatë, baza e prodhimit shqiptar është përqendruar vetëm rreth disa sektorëve dhe tregjeve të eksportit me vlerë të shtuar të ulët duke e lënë ekonominë të dobët dhe te ekspozuar ndaj goditjeve të veçanta.

Çfarë presin në të vërtetë qytetarët shqiptarë nga integrimi europian?

Për një “qytetar mesatar”, në kuptimin që ka ky nocion kudo në vendet e BE-së, secili duhet të jetë i vetëdijshëm se realizimi apo kryerja e këtij procesi përmban në vetvete njëkohësisht si përfitime të padiskutueshme individuale dhe në nivelin e tërë shoqërisë shqiptare, ashtu edhe disa kosto të pashmangshme për t’u paguar nga shoqëria shqiptare. Ndërkaq, po aq i vërtetë dhe i pranuar “a priori” është edhe fakti se procesi i integrimit europian përmban efekte si në nivelin mikro-ekonomik ashtu edhe në atë makro-ekonomik, si në periudhën afatshkurtër, ashtu edhe në atë afatgjatë.

Studime të ndryshme si dhe përvoja e vendeve që tashmë janë anëtarë të BE-së ose më pranë saj në krahasim me Shqipërinë tregojnë se përfitimi kryesor i pritshëm i këtij procesi është aksesi apo pjesëmarrja e eksporteve shqiptare në tregjet e huaja, nxitja e strukturave konkurruese dhe përmirësimet që lidhen me eficiencen, që të marra së bashku në një periudhë afatgjatë do të çojnë në forcimin e ekonomisë shqiptare. Ndërsa kostot e vlerësuara të këtij procesi lidhen kryesisht me ndryshimin që sjell ndryshimi nga një “ekonomi e mbrojtur” në një ekonomi të hapur dhe konkurruese, e cila nga ana e saj nuk mund të mos çojë në humbjen e të ardhurave, dhe kuptohet edhe, të vendeve të punës.

Njëkohësisht ekziston edhe një perceptim, që nuk rezulton të jetë pa baze, edhe për faktin se çështje të tilla si madhësia e vendit, kultura e tij apo çështje të natyrës nacionale ndikojnë jo pak në ritmet dhe dinamiken e procesit të integrimit europian. Megjithatë pranohet gjerësisht se anëtarësimi në BE është një mundësi thelbësore për vendet ende jo anëtare të këtij Bashkimi që të sigurojnë rritje ekonomike të qëndrueshme, kryesisht nëpërmjet zgjerimit të lidhjeve tregtare dhe hyrjes se fondeve për përmirësimin e infrastrukturës. Natyrisht që duke qenë e informuar për kushtëzimet dhe mundësitë e përfitimeve të kësaj natyre, qeveria shqiptare ka bere përpjekje për ndërmarrjen e reformave strukturore, që në harkun e më shumë se një dekade kanë mundësuar një kurs këmbimi të qëndrueshëm, mbajtjen nën kontroll të inflacionit si dhe norma të interesit për huatë bankare në kufij të kontrolluar nga autoriteti qendror monetar i vendit (Banka e Shqipërisë). Si rezultat, duhet venë në dukje se paralelisht është mundësuar edhe rritja graduale e nivelit të jetesës se qytetareve dhe familjeve shqiptare, si dhe është ngushtuar, të paktën deri në fillim të vitit 2008, kategoria e familjeve shqiptare që jetonin në varfëri ekstreme.

Në mënyrë të përmbledhur mund të thuhet se edhe në Shqipëri, perspektiva e qenies një ditë vend anëtar i BE-se ka shërbyer dhe shërben si një nxitje për ndërmarrjen e reformave ekonomike, sociale, politike dhe ligjore në vitet që kanë kaluar qysh nga fillimi i këtij procesi.

Përcaktimi pa hezitim dhe në mënyrë gati unanime i elitës politike dhe drejtuese të vendit në favor të anëtarësimit në BE, ndonëse në mjaft raste në mënyrë deklarative dhe pa ndonjë skenar të identifikueshëm apo të matshëm zhvillimor, ka ndihmuar gjithashtu në promovimin e zhvillimit ekonomik si përparësi të programeve qeveritare. Këto të fundit pikërisht për këtë arsye, janë mbështetur nga programet e asistencës, të ndërmarra në synim qe vendi të përmbushë angazhimet e veta kontraktuale në funksion të procesit të integrimit europian të vendit. Pavarësisht kësaj, zhvillimet politike konfliktuale të dy viteve të fundit kanë treguar jo vetëm kushtëzimin e dukshëm të reformave ligjore dhe atyre ekonomike të pritshme në funksion të integrimit europian nga raportet politike midis shumicës dhe pakicës parlamentare, por edhe kanë çuar në përkeqësimin e zbatimit të këtyre reformave, në rritjen e arbitraritetit të administratës fiskale kundrejt biznesit, në transparencën e pamjaftueshme në një numër investimesh dhe privatizimesh të shoqërive publike, etj. Dmth paqëndrueshmëria politike e brendshme dhe mangësitë që shfaq sistemi politik e kushtetues i vendit rezultojnë të jenë nder pengesat kryesore të procesit të integrimit europian të vendit, të paktën në vonimin e këtij procesi.

Ndërkaq, në procesin përgatitor dhe në funksion të drejtpërdrejtë të integrimit europian, vitet e fundit Shqipëria ka ecur përpara në procesin e bashkëpunimit ekonomik rajonal. Madje, duke ndjekur trajektoren e qëndrimeve të burokracisë se BE-se kundrejt vendeve të Ballkanit të krijohet përshtypja se megjithë shpejtësinë e ndryshme të procesit të integrimit europian të vendeve të veçantë të fiksuar në marrëveshjet e secilit vend me BE-në, herë-herë bashkëpunimi rajonal mbizotëron bashkëpunimin e tyre individualisht me këtë Bashkim. Me e pakta që mund të thuhet është se këto dy procese duhet të ecin paralelisht dhe se bashkëpunimi ekonomik rajonal mbetet një test i fortë për secilin vend në rrugën e identifikimit dhe të sigurimit të përfitimeve që vijnë nga avantazhet konkurruese dhe krahasuese të tyre. Për fat të keq, të dhënat mbi ekonominë shqiptare, posaçërisht mbi eksportet dhe strukturën e tyre, tregojnë se kjo ekonomi është ende shume e dobët, përgjithësisht e paaftë të konkurrojë edhe me një numër vendesh të rajonit, ndërsa prodhimet e saj janë të një cilësie të ulët.

Rritja e pranisë së një numri investitorësh të huaj në sektorë të tillë si prodhimi i energjisë elektrike, investimet publike në fuqizimin e rrjetit të transmetimit, etj., vlerësohet se mund të kontribuojë në sigurimin e energjisë elektrike për bizneset dhe familjaret – një nder problemet shqetësuese për një periudhe të gjatë për ekonominë e këtij vendi.

Efektet ekonomike të integrimit europian: a mund të maten ato?

Studiues të ndryshëm, shqiptare dhe të huaj kanë ofruar modele të posaçme matjeje të efekteve ekonomike të procesit të integrimit europian. Fillimisht këto efekte ndahen në efekte të drejtpërdrejta dhe në efekte të tërthorta. Është e kuptueshme që efektet e grupit të pare mund të maten më me lehtësi mbasi kemi të bëjmë përcaktime sasiore, ndërsa të dytat – efektet e tërthorta, konsiderohen ato efekte që lidhen me impaktin e këtij procesi në sektorët e ndryshëm të ekonomisë kombëtare shqiptare, efektet në shpërndarjen e burimeve si dhe efektet në rishpërndarjen e të ardhurave dhe pasurisë.

Ndër efektet e drejtpërdrejta të integrimit, disa autorë rendisin: a) efektet në diversifikimin e tregtisë, dmth ndryshimin e drejtimit te tregtisë së jashtme nga një vend partner në drejtim të një vendi tjetër; b) efektet në bilancin e pagesave; c) efektin në të ardhurat qeveritare; d) efektet në mirëqenien e konsumatoreve, etj. Natyrisht që drejtimet e këtyre efekteve janë të ndryshme, komplekse dhe që dëshmojnë rritjen e ndërvarësisë së ekonomisë së vendit kundrejt tregjeve të vendeve europiane, veçanërisht në rastet kur vendi është importues neto dhe me një ekonomi të dobët dhe anemike në këndvështrimin e konkurrencës.

Ndërsa nder efektet e tërthorta vlen të dallohen efektet sektoriale dmth ndikimi në prodhimin, punësimin, tregtinë, etj. Të tilla janë edhe efektet në shpërndarjen e burimeve dhe rishpërndarjen e të ardhurave; efektet në lidhjet tregtare; efektet në përmirësimin e pozicionit konkurrues të vendit në arenën ndërkombëtare; zvogëlimi i kostos se tregtisë, etj. Ndërkaq, përvoja botërore dhe ajo shqiptare provojnë se integrimi europian krijon mundësitë për rritjen e prodhimit vendas, për një frymëmarrje me të gjerë të biznesit privat dhe të investimeve të huaja për shkak se integrimi europian zvogëlon riskun politik të vendit. Madje ky proces ndikon edhe në renditjen e vendit nga agjencitë e specializuara, gjë e cila nga ana e saj shërben si njëlloj garancie plotësuese për investitorët dhe institucionet financiare ndërkombëtare që planifikojnë të shtrijnë veprimtarinë e tyre në ekonominë shqiptare.

Në një terren me konkret, ekonomia shqiptare ka përfituar nga fondet e BE-së në disa drejtime kryesore, të tilla si transferimet buxhetore nëpërmjet programeve të granteve, të cilat i kanë përfituar edhe vende të tjera të rajonit siç janë PHARE, (Asistenca Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim (CARDS), SAPARD, ISPA, Instrumenti i Para Aderimit (IPA), TEMPUS, etj. Kuptohet që këto fonde kanë kontribuar në shtimin e investimeve publike, të ardhurave të fermerëve, etj, dhe në mënyrë të sintetizuar kanë kontribuar në rritjen e GDP-se se vendit. Efekte të tjera të tërthorta të integrimit europian shtrihen mbi shpërndarjen e burimeve në funksion të përgatitjes se vendit për një hapje të plotë ndaj konkurrencës perëndimore, efektet në tregtinë e jashtme, et.

Vlen të theksohet se këto efekte nuk janë vetëm pozitive dhe se asnjë vend nuk futet në këtë proces pa marrë parasysh edhe kostot përkatëse. Kosto to tilla, për fat të keq të pamatura dhe deri-diku edhe të panjohura në mjedisin shqiptar janë efektet negative mbi prodhimin (dmth rënia e prodhimit vendas dhe rritja e papunësisë për shkak te ekspozimit te vendit kundrejt konkurrencës që vjen nga jashtë); rritja e kostos buxhetore për përballimin e shpenzimeve te papunësisë; kostoja e ristrukturimit institucional në funksion të procesit të integrimit europian të vendit, etj.

Po kaq të rëndësishme janë edhe efektet që lidhen me zbatimin e tërësisë së rregullave që burojnë nga acquis communitaire, dmth të kostove që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, në sektorin bujqësor, në mbrojtjen e konsumatoreve, etj.

Në rastin e Shqipërisë, ndër përfitimet e tërthorta duhen llogaritur edhe përfitimet politike që lidhen me rritjen e sigurisë kombëtare dhe në nivel rajonal, përdorimi nga qeveritë shqiptare i avantazheve gjeo-strategjike që burojnë nga integrimi europian, efektet pozitive mbi situatën makro-ekonomike, etj.

Integrimi europian dhe kriza aktuale

Tashmë nuk ka mëdyshje se ekonomia shqiptare është goditur nga kriza ekonomike botërore, gjë që si një goditje e jashtme mbi këtë ekonomi, transmetohet përmes kanaleve të ndryshme si rënia e prurjeve monetare të emigracionit, zvogëlimin e investimeve të huaja të drejtpërdrejta, zvogëlimi i kreditimit të ekonomisë dhe biznesit, zvogëlimi i kërkesës agregate të brendshme, e mbi të gjitha në ngadalësimin e ritmeve të rritjes ekonomike. Ky i fundit është një fenomen i përbashkët për shumicën e vendeve të rajonit tonë.

Në retorikën politike dhe debatin ndërmjet ekspertëve është shtruar cështja se si ka ndikuar ecuria e derisotme e reformave integruese në përballimin e efekteve të kësaj krize si dhe ceshtja tjetër se si kjo krizë po e ndikon vetë procesin e integrimit europian të Shqipërisë.  Ose ndryshe, në c’masë reformat institucionale të ndërmarra gjatë periudhës së tranzicionit deri me sot kanë mundësuar vendin të përballet me goditje të jashtme të tilla si ato që lidhen me krizën ekonomike globale të 2-3 viteve të fundit? Natyrisht që në debat sillen argumente të ndryshme, por janë të paktën dy referenca që nuk mund të anashkalohen. E para është shkalla apo masa në të cilën vendi kanë adaptuar acquis communautaire të përmendura më lart, si një treguës përcaktues i vetë shkallës së integrimit në BE të tij, progresin e tranzicionit. Ndërsa referenca tjetër është mjedisi institucional i matur përmes cilësisë së qeverisjes. Studime të ndryshme provojnë se vendet me ekonomi më elastike për shkak të përparimit të shpejtë me reformat e tranzicionit janë në gjendje për t’u përshtatur më mirë kundrejt ndikimit të goditjeve të jashtme. Dmth ato vende që kanë shënuar progres më të madh në reformat institucionale dhe kanë zhvilluar mekanizma më të mire të tregut mund të konsiderohen më të afta se të tjerët për t’u përshtatur me ndikimin e goditjeve të jashtme, sic është edhe kriza aktuale, dhe anasjelltas.

Në këtë mënyrë mund të konsiderohet si i pathemeltë edhe argument i përdorur gjerësisht se “shkalla e ulët e integrimit të ekonomisë shqiptare me BE-në ka ndihmuar në mosprekjen e saj nga kriza ekonomike botërore” (?!). Kjo shpjegon edhe insistimin e autoriteve të BE-së për përfshirjen në cilëndo paketë rekomandimesh për qeverinë shqiptare të cështjeve që lidhen me mirëqeverisjen dhe ecjen përpara të reformave integruese të vendit në fushen e ekonomisë. Kështu psh në 12 rekomandimet e njohura ende në proces zbatimi nga pala shqiptare janë përfshirë edhe cështje të tilla si: forcimi i shtetit të së drejtës, rritja e pavarësisë së gjyqësorit; depolitizimi i administratës publike; zgjidhja e problemit të pronave; lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj.

Në vlerësimin tim, për përballimin me kosto sa më të ulët të krizes aktuale ekonomike botërore, po kaq të rëndësishme mbeten edhe politikat ekonomike të brendshme të qeverisë dhe të institucioneve ndërkombëtare nëpërmjet të cilave mund të zbuten ose të përkeqësohet ndikimet e mjedisit negativ të jashtem, etj.

Për sa i takon ndikimit të krizës aktuale në ecurinë e metejshme të integrimit europian të Shqipërisë, mendoj se nuk duhet të kemi iluzione se kjo krizë, efektet e së cilës pritet të shtrihen të paktën për një dekadë, nuk mund të mos vonojë vetë procesin e integrimit, madje edhe të shtojë kushtëzimet e BE-së ndaj vendeve si yni, por mendoj se kjo do të nxisë njëkohësisht edhe proceset e bashkëpunimit ekonomik rajonal duke e parë këtë të fundit si një mundësi për t’u afruar më shpejt me BE-në, tashmë në nje dimension rajonal dhe jo thjesht kombëtar apo në kuadrin e secilit vend të vecantë.

Një rekomandim-kujtese për rritjen e përfitimeve nga integrimi europian

Shkalla e lartë e ndërvarësisë së zhvillimeve politike dhe institucionale të Shqipërisë kundrejt atyre ekonomike të vendit nuk lë shumë hapësirë për formulim rekomandimesh specifike se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të përfituar sa më shumë nga procesi i integrimit europian të saj? Në çdo rast ka vetëm një përgjigje, e cila është provuar tashme nga vendet e anëtarësuara përpara Shqipërisë në këtë bashkim: vazhdimi i reformave dhe zbatimi rigoroz i atyre që janë ndërmarrë me herët. E në këtë proces nevojitet jo vetëm ruajtja e stabilitetit makro-ekonomik të vendit, por edhe një trajtim pragmatik dhe i balancuar që merr njëkohësisht në konsideratë si përfitimet, apo mundësitë që krijon procesi i integrimit europian, por edhe rreziqet e këtij procesi. Dmth qeveria duhet të ushtrojë përgjegjësitë e veta me synim gjithëpërfshirjen e aktoreve të ndryshëm institucionale dhe të opinionit publik në këtë proces, si dhe ndërgjegjësimin hap mbas hapi të tyre.

Një element i rëndësishëm për zhvillimin normal të procesit  të integrimit europian mbetet klima politike në përgjithësi dhe konsensusi politik për reformat kyçe që garantojnë suksesin e procesit. Zhvillimet politike të periudhës mbas vitit 2008 dhe posaçërisht gjatë dy viteve të fundit, të karakterizuara nga një ngërç politik dhe vënie e reformave pro integrimit në funksion të axhendave politike të shumicës dhe të pakicës parlamentare, por jo në kontekstin e afrimit të vendit me BE-në kanë krijuar një kosto shtesë të panevojshme si dhe kanë përkeqësuar edhe ecurinë e vetë procesit të integrimit në përgjithësi. Një shenje pozitive ishte marrëveshja politike e vjeshtës së 2011 ndërmjet tyre, por që ende nuk ka siguri nëse reforma elektorale, zhvillimet ekonomik, zhvillimet institucionale, reformat e tregut në tërësi së bashku me reformat juridike do të marrin udhe në funksion të përshpejtimit të integrimit europian të vendit.

Sidoqoftë, për ritmet, dimensionet dhe shtrirjen e reformave integruese të Shqipërisë në BE, tashme fjalën e ka pala shqiptare, elita politike e vendit, institucionet demokratike dhe qytetaret e tij.

Rrëmbimi i Europës
Nga Alfred Lela

Europën kam mësuar ta dua e ta kuptoj përmes Amerikës. Amerika është një nga ato vendet e mrekullueshme që, një shqiptari, i lejon lukse të tilla të tepruara si njëfarë europeizimi in reverse. Nga bregu i andejmë i Atlantikut e sheh më me dashuri gjysmën tjetër të Amerikës. Duke u bërë njëfarë born again europian. Udhëtimi në kah të kundërt, për një ironi të pashpjegueshme të gjërave, sjell të kundërtën. Kur kthehesh në Shqipëri, tashmë si shqiptaro-amerikan, fillon e i shquan Europës të meta që syri s’i kapte më parë. Kjo sjell automatikisht lartësimin e Amerikës, gjysmës tjetër të Europës. Ndërkohë që kontinenti plak bëhet, si në vargjet e Fishtës, kurva e motit.

Para se ta shohim Europën si entitet fizik, duhet ta marrim atë si projekt. Sepse të tillë e panë në krye të herës etërit themelues. Po çfarë projekti është Europa? Sigurisht që politik, ekonomik dhe kulturor. Parë në këtë këndvështrim, pyetja pasuese duhej të ishte: ku jemi ne shqiptarët në të tria koordinatat: politike, ekonomike dhe kulturore?’ Në dy të parat, duhet pranuar pa drojë e pa ndonjë sëmbim sedre a kompleks, se ende nuk jemi kompatibël me projektin europian.

Na mbetet Europa si projekt kulturor dhe pyetja: a jemi kulturalisht kompatibël me të’? Gjeografia, gjuha dhe fizionomia qartësisht europiane na e bëjnë të mundur këtë përputhshmëri. Të tria luajnë rolin e tyre në konstruktin shpirtëror të një kombi dhe te ky konstrukt shpirtëror duhet kërkuar përputhshmëria, ose jo, kulturore me Europën.

Përpjekja për ta matur Europën dhe Shqipërinë përmes kutit të “qytetarit të thjeshtë” është deri diku e pandershme. E tillë, sepse qytetari shqiptar dhe ai i demokracive euro-perëndimore nuk i janë nënshtruar fatit të njëjtë historik. I vetmi fat i përbashkët ka qenë ai gjeografik, edhe ky i ndërprerë me kufij fizikë e ideologjikë për 45 vjet.

Përputhshmëria e europianit me shqiptarin kësisoji duhet matur me etalone përfaqësuese të dy njësive. Si perceptohen e përthithen këto etalone shqiptare në kulturën europiane? A pranohen ato? A përqafohen? A shihen si shemra apo si të barabarta? Këto njësi matjeje të shpirtit kulturor shqiptar, ma do mendja shumëkush, por jo gjithkush, do pajtohej me mua, do të ishin Gjergj Kastrioti dhe Ismail Kadare. Që të dy mbrojtës të europeizimit shqiptar, të shmangies së tij prej orientalizmit, qoftë ky në formën e otomanizmit apo atë të komunizmit.

Ajo çka e bën interesante këtë “lojë pasqyrash” të Shqipërisë me Europën, ilustruar edhe nga dy personazhet e lartpërmendura, Kastrioti dhe Kadare, është ajo që mund të quhet rrëmbimi nga Europa. Nëse miti na e prezanton Europën si të rrëmbyerën, ajo, në rastin shqiptar, bëhet rrëmbyesja. Është në fakt një rrëmbim në formën e shpëtimit. I rrëmbushur nga thirrja e gjakut, gjuhës, fesë, ullishtave e brigjeve adriatike, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, me anë të një ploje të ndërtuar mirë, e braktisi oborrin e Sulltanit për t’u nisur drejt Arbërisë. Më shumë se kaq, ai iu bashkua një aleance të krishterë ose më saktë, u bë bashkëthemeluesi i saj kur, me Janosh Huniadin, kryezotin hungarez, nisën luftën e kryqit kundër gjysmëhënës, përpjekje që do shtynte Papë Kalikstin ta shpallte Princin e shqiptarëve Athleta Christi (Kampion të Krishtërimit).

(Për një rastësi fatlume, apo një ‘plojë’ shqiptare të radhës, një tjetër përqafim i Europës me Shqipërinë ndodh pesë shekuj më vonë, kur mbreti i shqiptarëve, Zog I (i cili pretendonte se familja e tij, Zogolli, rridhte prej Kastriotëve-ai është matjan, ashtu siç është edhe një prej pretendimeve për origjinën e Kastriotëve-martohet me një hungareze, Konteshën Gerldine Apponyi).

Kjo aferë rrëmbimesh do të ndërpritej me egërsi me ardhjen në pushtet të komunistëve: Europa dhe Shqipëria nuk mund të dëshiroheshin më: kufijtë u mbyllën dhe europianët e mbetur këtu, të dashurit e grave shqiptare, apo gratë e burrave vendës u izoluan, u burgosën a persekutuan duke ndarë me shqiptarët murtajën e një ideologjie që Europa e kish lindur, por nuk e kish bërë të vetën, duke e shtyrë me sa të mundej në margjina. Për të ardhur në vitin 1990, te rrëmbimi final prej Europës. Ismail Kadare, shkrimtari gjenial shqiptar, i adhuruar në Shqipëri dhe i pranuar gjerësisht në pothuajse të gjitha gjuhët europiane e kish dhënë kumtin e rrëmbimit prej Europës në një prej poezive të tij: një shenjë do t’u bëj të gjithëve e do të ik.

Shenja, me sa duket, ishte letra e shkrimtarit për shefin komunist të Shqipërisë, ku i kërkonte hapjen e vendit. Por ajo u bë më e fortë me ikjen e tij nga Shqipëria dhe kërkesën për strehim politik në Francë. Europa e kish pranuar shkrimtarin shqiptar, jo për ndonjë diversion të momentit, por ngaqë ia njihte shenjat të cilat ishin dhe të sajat, ia pranonte kodet kulturore, të cilat qenë edhe të vetat. Me këtë akt Europa e pranonte Shqipërinë në bashkësinë e saj, për herë të parë, jozyrtarisht, jo me firma, vula e fanfara qeveritare, por me anë traktatesh letrare e kodesh kulturore. Letërsia e Kadaresë ishte kodiku arbëror në galerinë europiane të kulturës.

Nën këtë shenjë, mbi këtë kryeurë të hedhur në Europë nga një udhëheqës politik e një shpirtëror, ne japim e marrim me Europën që prej 22 vjetësh post-komunizëm. Komunikimi ka qenë i vështirë, me ndërprerje, kryeneçësi në anën shqiptare e paternalitet në atë europiane. Por shqiptarët, ndryshe nga disa kombe të tjera, nuk ia kanë ndarë sytë projektit që u lind si nismë politike, maskuar me një pakt ekonomik, por që në thelb pati e do të ketë themele kulturore.

Duke qenë i tillë, pakt kulturor, a pengohet afrimi i Europës me Shqipërinë nga feja e kësaj të fundit, siç është edhe një dyshim i vjetër, brerja e të cilit është kthyer në paranojë te disa?

Së pari, Shqipëria është vend shumëfetar dhe kjo i shton pikë në cultural appeal-in e saj. Së dyti, një statistikë e thjeshtë shpalos faktin se disa vende të krishtera europiane e kanë më të madhe popullsinë e tyre muslimane sesa Shqipëria. Së treti, islami shqiptar është tolerant dhe si i tillë mbetet një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë. Nëse Shqipëria e meriton vendin e saj në Europë, kjo vjen edhe për shkak të tolerancës së shumicës së saj muslimane.

Ismail Kadare, në një prej sprovave të tij, shkruan se Shqipëria e humbi Europën kur kjo po zbulonte Amerikën. E ka fjalën për rënien e ngadaltë të Arbërisë nën pushtimin osman pas vdekjes së Skënderbeut. Kur kolonët europianë nguliteshin në tokat e pafundme të kontinentit amerikan, kolonët arbër nguleshin në brigjet perëndimore të detit të përbashkët Adriatik. Asohere Europa po dilte prej shtatit të vet e shqiptarët prej të tyrit; të parët për t’u zgjeruar, ndërsa të dytët për të mbetur europianë. Me këtë shpërngulje shtyhet edhe më tej ‘loja e pasqyrave’ mes Europës e Shqipërisë. Ne jemi sërish në anën tjetër të një deti të përbashkët dhe presim që rrëmbimi i Europës të përmbyllet pikërisht në ato brigje ku edhe nisi.

Çdemokratizimi si pengesë e integrimit Europian
Nga Ditmir Bushati

Pas përfundimit të një debati televiziv në vjeshtën e vitit të kaluar, sikurse ndodh rëndom me vijimin e debatit për inerci edhe pas mbarimit të programit televiziv, teksa po debatoja me një analist, që pa frikë mund të konsiderohet si “restaurues qeveritar”, dhe një prej pronarëve të një televizioni gjithaq proqeveritar, më shokoi qëndrimi i tyre i njëzëshëm për ngjarjen tragjike të 21 Janarit dhe vjedhjen ditën për diell të zgjedhjeve vendore në Tiranë. Sipas tyre, “ngjarjet e 21 janarit 2011 treguan forcën e shtetit, përfshi këtu edhe vrasjet e katër qytetarëve të pafajshëm, të cilat ishin të nevojshme në funksion të vendosjes në vend të dinjitetit të shtetit. Ndërsa, Tiranën nuk mund ta linim më. Aq më tepër që kur mbetesh për një grusht votash, ai që është në pushtet s’do mend që do ta ndryshojë rezultatin në favor të tij”.

Biseda e mësipërme me teknologët politikë të pushtetit, identike me qëndrimet publike poshtëruese të kryeministrit dhe të tijve, nuk reflekton asfare mendësinë e një vendi që aspiron të jetë pjesë e vlerave dhe shoqërisë europiane. Përkundrazi, nxjerr edhe më në pah spiralen e rrezikshme të çdemokratizimit dhe bjerrjen politike, e mbi të gjitha etike dhe morale të jetës publike në Shqipëri.

Në gjykimin tim, ky proces ka hedhur rrënjë me shpërthimin e fabrikës së vdekjes në Gërdec, shkaktarët e së cilës nuk u përballën me drejtësinë. Për të vijuar me dy procese zgjedhore të njëpasnjëshme, të ngjashme me ato që zhvillohen në vendet që mbarojnë me prapashtesën “stan”, të cilat gjeografikisht, politikisht dhe ekonomikisht kanë një destinacion të ndryshëm nga destinacioni ynë europian. Për të kulmuar, me vrasjet e katër protestuesve të pafajshëm nga garda republikane, në 21 Janar 2011. Që u pasua nga manipulimi dhe fshehja e provave. Sikundër kërcënimi konstant i pushtetit ndaj institucionit të akuzës dhe shërbimit informativ kombëtar, shoqëruar me marrjen në mbrojtje politike të zinxhirit komandues të gardës republikane.

Shkrimtari i njohur hungarez Gyorgy Konrad shpjegon në mënyrë elokuente avantazhet e një sistemi demokratik kur shprehet se: “përfitimi kryesor nga demokracia është mbrojtja, e garantuar me ligj, e dinjitetit të qytetarëve të një vendi nga poshtërimi prej duarve të udhëheqësve të tyre. Ajo mbron të dobëtin nga i forti dhe siguron mjetet për te reaguar”.

Mirëpo, ngjarjet e mësipërme, të cilat përcaktuan rrjedhën e 2011, pasojat e të cilave do t’i vuajmë, për sa kohë urdhëruesit dhe ekzekutoret nuk do të përballen me drejtësinë, kontrastojnë katërcipërisht me vlerat që duhet të përçojë një shoqëri demokratike, duke dëshmuar mjerueshëm relativizmin e të drejtës për të jetuar, sa herë që pushtetit i lispet marrja e saj.

Ky nuk është assesi një konstatim cinik. Edhe sikur të mos jetosh në Shqipëri, mjafton t’i hedhësh një sy raporteve dhe indekseve të organizatave ndërkombëtare mbi gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, për të dalluar dhe kuptuar rrëshqitjen e Shqipërisë nga shinat e integrimit Europian drejt çdemokratizimit.

Në vend të përmbushjes së agjendës europiane, e cila në thelb synon përmirësimin e standardeve demokratike dhe jetës ekonomike e shoqërore, modeli i çdemokratizimit që përjeton Shqipëria 100 vjeç karakterizohet nga dhunimi i vullnetit popullor, relativizmi i të drejtës së jetës nga pushteti, kthimi i Kuvendit si në një organ ratifikues ndaj vendimeve autokratike të qeverisë dhe asfiksues ndaj opozitës, rrënimi e korruptimi i institucioneve kushtetuese, të cilat nuk përfaqësojnë më shtetin, por pushtetin, çimentimi i kulturës së pandëshkueshmërisë, shpërdorimi i parave publike, kërpudhizimi i kompanive dhe sipërmarrësve që sigurojnë të ardhura vetëm nga fonde publike, keqpërdorimi pasurive kombëtare; klientelizmi, nepotizmi dhe paaftësia e administratës publike.

Thënë ndryshe, ky model çdemokratizimi bazohet në vendimmarrjen dhe ushtrimin diskrecionar të autoritet qeverisës në shërbim vetëm të një kaste njerëzish të lidhur me interesat e pushtetit. Duke thelluar gjithashtu polarizimin shoqëror dhe penguar zhvillimin ekonomik e shoqëror në mënyrë kohezive.

Kjo spirale e çdemokratizimit përbën pengesën kryesore të jetësimit të projektit të integrimit europian. Pasi çdemokratizimi inspirohet nga interesat pasurore të kastës që qeveris dhe nuk përkon me aspiratën europiane të shqiptarëve, në rrugën e zhvillimit dhe transformimit demokratik. Afërmendsh, procesi i integrimit europian nuk përfshin vetëm një fushë të zhvillimit të vendit, por në formën e një spiraleje ngjitëse prek pak nga pak të gjitha fushat, duke depërtuar në zemër të konceptit dhe modelit të qeverisjes. Pra, është një proces në të cilën e gjitha jeta publike e një vendi aspirant i nënshtrohet një shqyrtimi të hollësishëm në funksion të përmirësimit të gjithanshëm.

Është fakt i pakundërshtueshëm se Shqipëria megjithëse e filloi më herët procesin e integrimit europian, krahasuar me disa prej vendeve të rajonit, sot e sheh veten në vagonin e fundit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë aderimin në BE. As mbështetja popullore që gëzon ky proces në Shqipëri nuk ka shërbyer si incentiv për elitën politike, për t’u përfshirë në një kurs reformash shtet-ndërtuese.

Për shembull, Kroacia vërtetoi se, procesi i zgjerimit pavarësisht ndërlikimeve që ka pësuar në vite, konfirmohet si një mundësi e patjetërsueshme e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u transformuar e demokratizuar. Aderimi i pritshëm i Kroacisë në BE dëshmon gjithashtu se procesi i zgjerimit do të vazhdojë për sa kohë reformat përmbushen, duke rrëzuar çdo alibi të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat po e shohin si varkë shpëtimi krizën ekonomike të BE-së, për të mos përmbushur kësisoj reformat që nevojiten për rrugëtimin europian.

Nënvizoj reformat, pasi Kroacisë iu desh të ndërmerrte vendime të dhimbshme në funksion të jetësimit të ëndrrës Europiane. Iu desh të distancohej nga rruga e ndjekur nga ish heroi i luftës dhe njëkohësisht ish Presidenti Franjo Tudjman. Iu desh të dorëzonte një nga një të gjithë ish heronjtë e luftës pranë Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë. Gjithashtu, iu desh të fuqizonte rolin e prokurorisë dhe të dërgonte para drejtësisë ish kryeministrin Ivo Sanader, arkitektin e disa prej reformave të ndërmarra, dhe një pjesë të kabinetit të tij qeveritar, për shkak të këmbënguljes së BE-së, për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit.

Të njëjtin shembull u detyrua të ndjekë edhe Mali i Zi me largimin nga skena politike të Milo Djukanovicit, moment që shënoi pikën e kthesës për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe fillimin e bisedimeve të pritshme për aderim në mesin e vitit 2012.

Aristoteli thoshte një herë e një kohë se shteti është një entitet moral. Në këtë kuptim, transformimi i tij demokratik ka nevojë për një udhëheqje morale me vizion për të ardhmen, e gatshme për të sakrifikuar pushtet. Rasti i Kroacisë vërteton pikërisht një gjë të tillë. Krejt e kundërta ngjet me ne. Krahas evidentimit të një udhëheqje imorale, dështimi i paprecedentë i Shqipërisë për dy vite radhazi për të siguruar statusin e vendit kandidat dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, është një tregues i qartë i faktit se pikëpamjet e BE në lidhje me rrugëtimin europian të Shqipërinë, janë të palëkundura. Ato bazohen mbi rezultate të prekshme që vijnë si pasojë e ndërmarrjes së reformave përmbajtjesore dhe jo mbi angazhime të papërmbushura që mbeten veç në letër. Për shkak të kësaj udhëheqje, vizioni i të cilës nuk kalon caqet e oborrit të vet të diskretituar, në mënyrë paradoksale, kemi një humnerë ndërmjet dy realiteteve: të vërtetin drithërues dhe atë ndritshmin në letër.

Plotësimi i 12 “detyrave të shtëpisë” që na ka lënë BE-ja, e që kanë të bëjnë me: funksionimin e duhur të Parlamentit dhe miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në funksion të shtet-ndërtimit; ndërtimin e një procesi të shëndetshëm demokratik gjatë përzgjedhjes së emërtesave kushtetuese; mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në pajtim me standardet ndërkombëtare; reformën në administratën publike; reformën në drejtësi; luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar; garantimin e të drejtave pronësore në pajtim me praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut; forcimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos të grave, fëmijëve dhe romëve; përmirësimin e trajtimit të të ndaluarve në rajonet e policisë, në qendrat e paraburgimit dhe në burgje, përbëjnë në fakt tharmin e procesit të transformimit demokratik të shtetit shqiptar.

Pikërisht, mënyra se si do të adresohen këto çështje thelbësore për demokracinë dhe shtetin e së drejtës do të tregojë nëse Shqipëria do të shpëtojë nga spiralja e çdemokratizimit për të rivijuar ankorimin drejt BE-së. Viti 2012 ka një simbolikë të veçantë pasi shënon 100 vjetorin e Shqipërisë shtet. Ky 100 vjetor nuk duhet të shërbejë vetëm për festime dhe garë folklorike. Ai duhet të shërbejë si moment reflektimi e përgatitje serioze për një platformë zhvillimi strategjik mbarëshqiptare, në boshtin themelor të së cilës duhet të trupëzohet projekti i ri bashkimit me Europën. Në këtë kontekst, pyetja që sëmbon është nëse Shqipëria do të ritakojë fatin europian e do të kremtojë 100 vjetorin e saj si vend kandidat për në BE?

Përgjigja do të varet nga të paktën tri procese, të cilat i shoh të ndërlidhura me njëra-tjetrën:

1.      Mënyra dhe procesi që do t’i paraprijë dhe shoqërojë zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

2.      Ecuria dhe shëndeti i reformës zgjedhore, si garanci për evitimin e inxhinierimit të procesit zgjedhor.

3.      Vijimësia e rezultateve të prekshme në lidhje me përmbushjen e standardeve të shtetit të së drejtës.

Këto janë procese vendimtare për vitin 2012, për të ndaluar spiralen e çdemokratizimit, si pengesa kryesore e transformimit demokratik të shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Në këtë 100 vjetor të shtetit tonë, na duhet të demonstrojmë se jemi të pjekur jo vetëm për të përballuar sfidat e së tashmes, por edhe për të fituar të ardhmen.

Midis integrimit dhe europianizimit
Nga Gentian Elezi

Hapësira europiane po përjeton një nga periudhat më të vështira që pas Luftës së Dytë Botërore. Kriza e zonës së euros, për shkak të dështimit të politikave të borxhit të disa shteteve, ka sjellë në debatin publik europian diskutime të reja mbi të ardhmen e projektit të madh europian. Së pari, diskutohet se çfarë lloj krize është kjo. Katër hipoteza kryesore janë ngritur në mjediset institucionale dhe akademike në Europë, për të shpjeguar arsyet e kësaj krize, përkatësisht: krizë e monedhës së përbashkët, krizë e borxheve, krizë e legjitimitetit nga pikëpamja e marrjes së vendimeve dhe krizë institucionale e Brukselit. E megjithatë gjasat për një shpërbërje si të monedhës së përbashkët, ashtu edhe të vetë Bashkimit Europian, janë shumë të pakta. Analizat kosto-benefite që kanë udhëhequr këtë projekt që nga fillimet e veta, të shtyjnë të mendosh që leverdia është më e madhe nëqoftëse kjo situatë përballohet dhe vazhdohet me integrimin e mëtejshëm.

Po ku qëndron Shqipëria në gjithë këtë proces? Sa fitojmë dhe sa humbasim nga integrimi europian? Ka qenë dhe është një proces burokratik dhe i zbrazët në përmbajtje apo ka sjellë elementë të ndryshimit në funksionimin e shoqërisë dhe shtetit shqiptar? Pra, ku ka qëndruar Shqipëria në hapësirën midis integrimit dhe europianizimit?

Pyetjet e mësipërme kërkojnë studim dhe analizë të thelluar të procesit, por duke u bazuar te mënyra e funksionimit të Bashkimit Europian dhe teoritë kryesore që shpjegojnë ndërveprimin e tij me shtetet e tjera, mund të formulohen disa qëndrime dhe arsyetime edhe mbi realitetin shqiptar dhe ndërlidhjen e tij me të ardhmen europiane.

Së pari, vetë titulli i esesë kërkon një sqarim të termave të përdorur. Ku ndryshon integrimi europian nga europianizimi? Proceset integruese njihen si bashkime të disa pjesëve, të elementëve të ndryshëm për të formuar diçka të re. Në rastin e Bashkimit Europian, ky proces ka filluar dhe është zhvilluar në mënyrë graduale, duke u mbështetur tek i ashtuquajturi ‘efekt dytësor’ (spillover). Ky koncept mbështet idenë se integrimi në një sektor, sjell në mënyrë të pashmangshme integrim edhe në sektorë të tjerë të ndërlidhur. Pra, duke i dhënë shpjegime funksionaliste procesit, integrimi ka vazhduar në mënyrë të pashmangshme, ashtu si orteku i borës që zbret vrullshëm duke u zmadhuar, për shkak të përfitimeve dhe rritjes së bashkëpunimit që sillte. Integrimi është parë si proces bashkimi të pjesëve të ndryshme të secilit realitet dhe, ashtu si ndërthurja apo mbivendosja e disa rrathëve, kjo ka sjellë krijimin e një hapësire të përbashkët ku ka shkallë të lartë uniformiteti.

Ndërkohë që integrimi ka të bëjë më shumë me procesin pothuajse mekanik të adoptimit të rregullave dhe institucioneve të përbashkëta në një hapësirë të caktuar dhe unifikimit të vendim-marrjes vetëm në atë hapësirë, europianizimi është pasoja e këtij procesi. Europianizimi ka të bëjë me asimilimin dhe përbrendësimin e këtij produkti të përbashkët, nga institucionet, aktorët politikë, por mbi të gjitha nga shoqëria. Në kohët e sotme, ritmi i prodhimit dhe adoptimit të rregullave dhe institucioneve të reja është shumë më i madh se sa aftësia për t’i kuptuar dhe zbatuar ato. Ky është një problem i shumë shoqërive në kohën e globalizimit, por theksohet edhe më shumë në vendet post-totalitare me kapacitete të ulëta administrative dhe institucionale. Në këtë kuadër, hallka e dobët e hapësirës midis integrimit dhe europianizimit të Shqipërisë qëndron pikërisht tek kuptimi dhe zbatimi i asaj çka ‘kopjohet’ nga Bashkimi Europian. Performanca e vendit nga pikëpamja e adoptimit të rregullave dhe institucioneve sipas modelit europian është mjaft e kënaqshme. Kjo nuk do të thotë që nuk ka probleme me cilësinë e ligjeve dhe mënyrën se si i përshtasim në realitetin shqiptar, përkundrazi.

Por moment edhe më delikat mbetet aftësia e kuptimit dhe e zbatimit. Zbatueshmëria e legjislacionit komunitar dhe më gjerë, është tregues që ndikon drejtpësëdrejti në legjitimimin e këtij procesi dhe për rrjedhojë edhe në vetë nivelin e europianizimit. Duke adoptuar ligje dhe duke ngritur institucione, pa i kuptuar dhe pa i përshtatur me realitetin, ulet efikasiteti i zbatimit të këtyre normave dhe për rrjedhojë dobësohet procesi i europianizimit. Këtu janë me vend edhe kritikat për mënyrën se si është administruar ky proces në vende si Shqipëria. S’ka dyshim që Bashkimi Europian e ka të qartë kushtëzimin drejt anëtarësimit dhe kushdo duhet të përmbushë kriteteret dhe kushtet e paracaktuara. Por rruga se si shkohet atje nuk mund të jetë e njëjtë për secilin shtet, aq më tepër kur kanë karakteristika dhe nuanca të ndryshme. Vitet e tranzicionit kanë kërkuar sprova jashtëzakonisht të mëdha për vendet ish komuniste, duke reformuar njëherësh disa sektorë të shoqërisë dhe duke ndryshuar panoramën institucionale të mënyrës së funksionimit të saj. Ky proces ka ecur paralelisht me integrimin, por ky i fundit ka diktuar hapin dhe përmbajtjen e reformave, më shumë se sa nevojat dhe interesat e mirëpërcaktuara të vetë vendeve. Nuk po themi që kërkesat e Bashkimit Europian janë të dëmshme për Shqipërinë. Demokracia e konsoliduar, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, shteti i së drejtës, të drejtat e njeriut, ekonomia funksionale e tregut, etj., janë padyshim aspirata të vendit, por axhenda dhe ritmi i paracaktuar nga Brukseli lidhur me punën në këto fusha është përgatitur në mënyrë uniforme për të gjithë vendet, pa bërë dallime thelbësore në kapacitetet financiare, karakteristikat dhe nevojat e tyre kohore. Duke përfituar nga dobësia e aftësive negociuese të institucioneve shqiptare, Bashkimi Europian është imponuar pikërisht në këto terma. Kjo ka bërë që procesi i integrimit të shndërrohet nga mjet për europianizimin e Shqipërisë, në qëllim në vetvete.

Pasoja e dytë, e lidhur me argumentimin e mësipërm, ka të bëjë me mënyrën se si kjo lloj qasjeje ndaj procesit ndikon në të ardhmen tonë si anëtarë të Bashkimit Europian. Parulla historike e Bashkimit Europian, e artikuluar nga themeluesit e tij, ka qenë “bashkim në diversitet”. Kjo nënkuptonte që procesi i integrimit duhet të krijojë terrene të përbashkëta, por duke përfshirë në gjirin e vet të gjithë shumëllojshmërinë e kulturave dhe karakteristikave të shoqërive të ndryshme që i bashkoheshin këtij projekti. Me imponimin e Bashkimit Europian nëpërmjet procesit të kushtëzimit dhe me forcimin e rolit të institucioneve të tij në proceset e anëtarësimit të viteve të fundit, gjithmonë e më shumë ky raport po shndërrohet në një varësi me një drejtim. Për arsye strukturore të brendshme, por edhe për shkak të karakteristikave të vendeve jashtë Bashkimit Europian, duket se kjo bashkësi tashmë nuk ofron shumë hapësirë për përthithjen e vlerave dhe kulturave të shoqërive jashtë saj. Gjithmonë e më shumë procesi i integrimit po i ngjan një uniformimi radikal, ku vendit aspirant i kërkohet të përshtatet ndërkohë që vetë Bashkimi Europian nuk ndryshon më. Fleksibiliteti dhe hapja e tij në këtë drejtim duket se ka përjetuar një tkurrje në vitet e fundit, duke e bërë atë një strukturë edhe më konservatore dhe të kujdesshme ndaj ‘të huajit’. Duket sikur Europa është kaq, kjo që u ndërtua tashmë, prandaj kushdo që kërkon të hyjë nuk ka ç’të kontribuojë më në pasurimin e saj, por thjesht duhet të përshtatet. Kjo nuk ka si të jetë e vërtetë dhe cënon në thelb vetë parimin e origjinës së këtij projekti. Por asnjëherë si më parë Bashkimi Europian nuk ka hasur vende aspirante kaq të dobët e kaq problematikë. Për rrjedhojë, mënyra se si Shqipëria po shkon drejt anëtarësimit reflekton nxitim dhe pakujdesi nga pikëpamja e përmbajtjes së procesit. Duhet një vëmendje më e lartë ndaj këtij aspekti, duke treguar më shumë kujdes edhe në kërkesat e Brukselit dhe, mbi të gjitha, në afatet kohorë që imponohen. Patjetër që Shqipëria ka humbur shumë kohë në rrugën e integrimit, por shpejtimi i këtij procesi thjesht e vetëm formalisht, cënon emancipimin dhe europianizimin e vendit si dhe rrezikon ta prezantojë atë para derës së Bashkimit Europian si një vend që nuk ka gjëra për të ofruar.

Së fundi, i gjithë ky proces duhet të shkëputet sa më shumë nga retorika e politikës së brendshme. Dëmi që i ka sjellë integrimit keqpërdorimi dhe bashkëngjitja që i është bërë me kauza të rëndomta të rendit politik të ditës, është i vështirë për t’u matur,  por i lehtë për t’u vëzhguar. Rreziku i moskuptimit dhe delegjitimimit të procesit në sytë e shoqërisë shqiptare rritet edhe më shumë nga kuptimi kallp që i jepet integrimit nga ana e klasës politike. Një shembull i qartë është rrëmuja mediatike e debateve dhe mesazheve që palët politike krijojnë çdo vit, pas publikimit të raportit të progresit që Komisioni Europian publikon në kuadër të monitorimit të Shqipërisë. Çdo vit, ‘kacafytja’ politike zhvillohet duke pushtuar ekranet televizive dhe orientohet drejt interpretimeve të gotës gjysmë plot ose gjysmë bosh. Të paktën vitin e kaluar, palët ranë dakord që gota ishte bosh dhe beteja u zhvendos në terrenin e përkatësisë së fajit. Ashtu si mbreti Midas në mitologjinë e lashtë greke që kthente në ar çdo gjë që prekte, duket sikur politika shqiptare cënon çdo proces që prek dhe e vesh me petkun e përplasjes politike. Çështja e integrimit duhet të dalë nga kjo vorbull dhe duhet të marrë pamjen e një projekti kombëtar, mbi politikën. Ajo duhet të angazhojë gjithë grupet e tjera të shoqërisë, nga akademikët e intelektualët, tek ekspertët, grupet e interesit, shoqatat e ndryshme, etj. Shteti dhe politika shqiptare janë aktorët kryesorë të këtij procesi, por autorësia dhe, për rrjedhojë, përgjegjësia nuk duhet të mbetet vetëm tek ta, por duhet shpërndarë në gjithë shoqërinë shqiptare. Në këtë kuadër, duhen nxitur sa më shumë debatet dhe nismat që analizojnë e kërkojnë ta kuptojnë këtë proces, duke ballafaquar idetë dhe ofruar zgjidhje sa më të përshtatshme për terrenin shqiptar.